Avokati Altin Goxhaj ishte i ftuari i ditës në studion e lajmeve të Fax News ku foli kryesisht për situatën në Kosovë por edhe në Shqipëri pas dorëheqjes së dhënë dy ditë më parë nga kryeministri, Ramush Haradinaj, si dhe për prapaskenat që sipas tij çuan në këtë vendim.
Goxhaj tha se Haradinaj është thirrur nga Haga nga kryegjyqtarja që sipas tij ka komplotuar kundër tij, pasi e konsideroi si njeri të Sorosit që është arsuimuar dhe formësuar nga ky I findit.
“Është thirrur në Hagë nga kryegjyqtarja që I shkon për shtat emri, Trëndafilja, një person I Sorosit që ka punuar në KGB-në ruse në kohën e Bashkimit sovjetik dhe një person që njihet për shërbimin që i ka bërë sistemit komunist.
Vetë Presidentja e Gjykatës Speciale të Hagës për Kosovën, shoqja prokurore komuniste e Sofjes së Bullgarisë Komuniste 1985-1989,Ekaterina Trendafilova e specializuar në Moskën e Bashkimit Sovjetik në 1983 dhe 1985, është gjithashtu një ndër njerëzit që ja detyron karrierën vetë Soros!
Ajo ka qenë ZvProkurore e Sofjes në kohën e komunizmit duke dënuar “armiqtë” e partisë bolshevike e Bullgarisë Komuniste, e specializuar 2 herë në Moskën e Bashkimit Sovjetik në 1983 dhe 1985! Dhe ju e kuptoni se çfarë specializimi dhe kush i bënte “specializimet” në Moskë apo m saktë në KGB!!!
Por kur ra komunizmi ashtu si kudo, pra si dhe në Shqipëri, Soros e rekrutoi duke “e rehabilituar” duke i hequr njollat në biografinë bolshevike sovjetike dhe u kujdes çdo ditë për karrierën dhe shkollimin e saj! Siç duket ajo ka punuar direkt me vetë zyrën e George Soros në Neë York dhe është kujdesur ai në karrierën e saj!” tha ndër të tjera Goxhaj.
Avokati foli edhe për situatën politike në Shqipëri duke mos e shkëputur kontekstin se ajo çfarë po ndodh sot në Kosovë sipas tij, gatuhet në vendin tonë dhe ka firmën e drejtuesve kryesor në vend.
“Vendimi i Gjykatës së Durrësit për kryebashkiaken e re tregoi se në çfarë situate ndodhet vendi. Kjo i vuri këmbën demokracisë dhe tregoi se ky është dështimi i Reformës në Drejtësi. Gjithë protestat e opozitës synonin shkatërrimin e opozitës, pra e kam thënë edhe më parë që ishte ortek i kontrolluar. Basha me Ramën ndërtuan një skemë gjoja mosmarrje mandatesh për të shaktërruar opozitën. Tashmë Edi Rama s’ka asnjë përgjegjësi personale për prishjen e Teatrit Kombëtar sepse Basha ia dha gjithë Këshillin Bashkiak sepse ky është produkt i kancerit dhe shtyllës së pestë sorosiane brenda PD-së. Një gropë e madhe në Kosovë dhe një gropë e madhe në Shqipëri, pa Edi Ramën nuk bëhej ajo gropë në Kosovë”.
Ndërkohë gjyqin e tretë që me gjasë pritet të nisë ndaj Haradinajt, Goxhaj nuk e quajti një gjyq ndaj këtij të fundit por ndaj vetë Kosovës, ndërkohë që shtoi se edhe Presidenti Ilir Meta është tërhequr nga deklaratat për Sorosin që në momkentin kur ky I fundit reagoi dhe kërkoi sipas tij një marrëveshje.
“Ai nuk është një gjyq për Ramushin por një gjyq politik për Kosovën. Gjithë debatet që bënim nëse ju kujtohet edhe në këtë studio, ishte ti bënim një thirrje Haradinajt që të përgatitej për t’u përballur me një ushtri aq të madhe sorosiane, kemi treguar se si ishin të përfshira këto lobime edhe në Europë. Në të tilla raste nuk do t’ia dijë askush për para, hidhen shumë shifra të mëdha. Një ditë e përdori Meta dhe Sorosi u tërheq, por me sa duket kanë arritur një marrëveshje sepse edhe Meta nuk e ka përmendur më. Haradinaj është njeri i ndershëm dhe moral politik e patriotik, por ai nuk lejohej nga njerëz që ka në stafin e tij që të identifikojë Sorosin dhe të keqen. Unë i kam nxjerr një armë, Trandafilen, e cila është në konflikt interesi sepse karriaera e saj është realizuar nga Sorosi dhe e dyta, shkollimi dhe përfshirja e saj në federatën ruse”.
Goxhaj foli edhe për prapaskenat politike, për personat që po tentojnë ti zënë vendit Haradinajt, ajo çfarë duhet të bëjë ky i fundit si dhe planet për ndarjen e Kosovës ndërkohë që nuk la pa përmendur edhe situatën në të cilën sipas tij ndodhet Partia Demokratike e Shqipërisë.
“Haradinaj duhet të godasë Sorosin dhe nëse e bën këtë gjë do të kthehet në çështje e lajmeve botërore, ai e di shumë mirë që aty është gatuar burgu i tij, nuk po shkon vetëm për një intervistë. Pse u zhduk lajmi për arrestimin e vëllait të Haradinajt nga faqja e Lulzim Bashës. Kemi të bëjmë me një reaksion të madh. Haradinaj po gjykohet nga prokurorja e Sorosit dhe në atë karrigë ku qëndronte deri dje ai, do të ulet dikush që do të bëjë marrëveshje për copëtimin e Kosovës, dhe kjo po gatuhet brenda Shqipërisë.
PD-ja është shkatërruar por nuk jemi më në atë fazë, jemi në fazën kur po shkatërrohet Shqipëria dhe kjo shmanget duke u larguar Edi Rama, dhe nëse fillon dhe identifikohet brenda asaj PD-je që ka mbetur e keqja që kontrollohet nga Soros me një axhendë shpopullimi. Kemi të bëjmë me një kospiracion të madh. Meta ka heshtur prej një jave për akuzat që bëri ndaj Sorosit dhe kur ky u fundit u tërhoq. Në momentin që Sorosi i bëri thirrje për dialog Metës, ky heshti. Sot Meta është në një situatë të paqartë sepse po bën pakt me Sorosin, dhe unë bëj thirrje që të heqin Lulin urgjentisht dhe njerëzit pranë tij, japin një mesazh të parë që po heqin thikën pas shpine, dhe bëj thirrrje që të krijohet një faktor i ri politik i djathtë dhe anti Soros”.
Avokati ka edhe një thirrje për Haradinajn para se të niset në Hagë:
“I bëj thirrje para se të niset në Hagë të takojë politikanët patriot dhe të ndershëm në Kosovë dhe t’ju thotë bëjmë një koalicion së bashku të gjithë, bashkë me zonjën Edita Tahiri, një zonjë e jashtëzakonshme me njohje ndërkombëtare dhe të bëhet një kryetare politike dhe do të jenë në gjendje të luftojnë dhe zhdukin impaktin e Sorosit dhe të marrin 60% të votave në Kosovë”.
https://www.facebook.com/faxweb.al/videos/484459975461646/
(F.GJ/FAXWEB.AL)
Discussion about this post