Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, është i ftuar në emisionin “Pressing”, ku ka folur kundër zëvendëskryeministrit Erion Braçe. Numri një i Federatës iu përgjigj në të njëjtën mënyrë Braçes, si tifoz i Partizanit.
“Braçe ka bërë zero, asnjë gjë. Nuk ka asnjë lloj kontributi nga karrigia e kryeministrit. Stadiumi është ndërtuar nga fondet tona dhe një kompani private. Ai është një tifoz i sëmurë, një njeri që nuk ka asnjë vlerë sportive. Ka vlerë vetëm me faktin që është tifoz. Nuk mund të humbim kohën tonë me ato që thotë.
Gjyqtarët? Sektori i garave duhet të marrë masat për kushtet e arbitrave dhe skuadrës mike. Delegati duhet të jetë korrekt, të kërkojë zbatimin e tyre dhe të raportojë. Nuk duhet t’i kemi policët te ndeshjet e fëmijëve. Ne i bëjmë, organet tona duhet të jenë korrektë dhe të merren masa dhe dënime për të mos ndodhur më parë”, – tha presidenti i FSHF.
Kujtojmë se ditët e fundit me një seri postimesh në rrjetet sociale, Braçe ka akuzuar Dukën se përmes arbitrave do të shkatërrojë Partizanin dhe ka paracaktuar si kampione Tiranën.
(E.K/Faxweb.al)