Institucioni i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, me përfaqësues kreun Ilirjan Celibashi, është paraqitur ditën e sotme në Komisionin për Çështjet Ligjore ku është përgjigjur lidhur me veprimtarinë e kryer gjatë këtij viti zgjedhor.
Në diskutimet e bëra, deputeti demokrat Oerd Bylykbashi vlerësoi rolin e futjes së teknologjisë në zgjedhje duke thënë se kjo e kishte ndihmuar procesin por nga ana tjetër theskoi mungesën e veprimtarisë së KQZ gjatë periudhës kur nuk ka zgjedhje. Deputeti tha se ky institucion duhet të funksiononte gjithmonë dhe të krijonte struktura të tilla në mënyrë që të kishte një lehtësi në veprim në momentin që do të organizoheshin zgjedhje të reja.
Deputeti demokrat, Oerd Bylykbashi
Reforma e vitit 200, sa I përket ndarjes së institucioneve të ndryshme brenda për brenda KQZ. Pa u zgjatur shumë unë gjykoj se, duke e parë me shumë interes mbështetjen e KQZ. Është krijuar ideja se KQZ është pa punë deri në momentin e zgjedhjeve të reja. Ky institucion duhet të jetë gati dhe në gatishmëri të plotë me kapacitetet që ka në dispozicion dhe të mos jetë gjithmonë në situata urgjence. Futja e teknologjive në votim, provoi të ishte një sukses. E kemi të qartë tashmë se kutitë nuk u mbushën masivish.
Pra identifikimi biometrik ka bërë një punë të kënaqshme dhe unë gjykoj se këto pajisje duhet të ruhen në parametra optimale. Nuk mund t’I blejmë sa herë ka zgjedhje, janë planifikuar të përdoren për një numër zgjedhjesh. Duhet të fillojë përgatitjet tani, ta njohë tani terrenin. Të ngrihen struktura nga KQZ nëq mënyrë që mos të lihen nën kontrollin e bashkive dhe më pas të dnryshohen ambientet e votimit në ditën e fundit para zgjedhjeve. Pra KQZ duhet ta ketë të qartë situatën dhe ta përgatisë më së miri.