Pas heqjes së germave në fasadën e Teatrit Kombëtar dhe deklaratave kontraverse të drejtorit të këtij institucioni, Hervin Çili dhe ministres së Kulturës, Elva Margariti reagimet kanë qenë të shumta (lexo këtu).
Aktori i njohur Neritan Liçaj, në një intervistë eksluzive për Fax News tha se kjo është një lojë që Veliaj po bën duke e përdorur si formë presioni ndaj Ramës.
“Ai ka rritur të kuptojë se nuk i heq dot bojën Ramës, është një cicmic për të dobësuar Ramën. E dimë të gjithë se është një luftë e brendshme brendfa PS-së pavarësisht se si shtiren. Kjo mendoj dhe besoj fort se është lojë e bashkisë së Tiranës dhe e Erion Veliajt, do të tregojë forcë. E dimë të gjithë gjithshtu se kryeministri është tërhequr nga shembja e Teatrit
Këto janë gjeste prej zhulsi lagjeje, nuk fitojnë asgjë veçse vazhdojnë lojën e tyre nga ana politike por shumë të vogël nga ana njerëzore”.
Liçaj deklaroi se protesta do të vijojë deri në atë moment, kur një qeveri tjetër sipas tij (jo kjo që është), do të vendos rikonstruksionin e godinës, miratimit të ligjit mbi artistët dhe të gjitha kërkesat që janë parashtruar.
Ndërkohë mesazhi që ka ai për autorët e këtij gjesti është: “Suksese në varrin tuaj politik, mesazhet ua kanë dhënë qytetarët çdo ditë, ne ua kemi dhënë çdo ditë, ne nuk i japim dot moral një kufome qe na ka neveritur të gjithëve”.
(F.GJ/FAXWEB.AL)