Kreu i grupit parlamentar të PS Taulant Balla nga foltorja e Kuvendit e ka akuzuar kreun e PD Sali Berisha si një grabitës pronash. Ai tha se nesër do të dorëzojë dokumenta shtesë që faktojnë se si Berisha ka vjedhur kompleksin Partizani në Tiranë.
Balla: Biem të gjithë dakord që Shqipëria dh RMV dy vende anëtare të NATOS sot mbahen peng nga një vend anëtar i NATO dhe kjo është keqardhja më e madhe ku në kohë të vështira një vend anëtar i NATO-s nuk e kupon rëndësi që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të mbajnë sa më parë Konferencën e parë ndërqeveritare. Qoftë KE , PE, kanë qenë të qartë se Shqipëria i ka përmbushur detyrat e shtëpisë. Po fliste një grabitës pronash i paimagjinueshëm dhe pas 31 vitesh në politikë paska ardhur dita që ky grabitësi i kërkon ndjesë pronarëve , Ky që ka njohur pronat e veta nga Viçidoli në Dhërmi. E ftoj parafolësin tu shpjegojë shqiptarëve, si ka mundësi që ky është pronar tokash në Dhërmi, apo aty ku janë të gjithë raca e këtyre tek Gjiri i Lalzit. Vodhi kompleksin Partizani. I bej thirrje SPAkut, neser do ti coj dokumenta shtese se si eshte vjedhur, se si nuk i eshte kthyer prona pronareve te vete, ky qe do te çbeje problemet me tokat. Ky nuk është PD, është mbetje e regjimit komunist .