Përveç se është një futbollist i talentuar, ai është cilësuar dhe si një nga lojtarët më të paguar të “Superligës” duke qenë se ka nënshkruar një kontratë me pagën 20 mijë euro në muaj me ekipin e ‘Partizanit’.
Bëhet fjalë për futbollistin shqiptar Edgar Çanin, që është lojtari më i komentuar i ekipit të njohur, me të cilin firmosi në fund të verës së kaluar një kontratë dy vjeçare për çmimin e kripur. Ai është parë shumë herë nën shoqërinë e një vajze brune, që është e fejuara e tij.
Vajza në fjalë quhet Chiara Adromedi, studion për fashion desing dhe është me origjinë italiane. Çifti është kapur së fundmi duke bërë një shëtitje në kryeqytet. Sipas disa fotove të siguruara nga ‘Story.al’ Edgari dhe Chiara janë parë duke bërë shopping tek tregu Çam. Nga pamjet shihen shumë të lumtur me njëri-tjetrin teksa kanë bërë blerjet e tyre.