05:46 | 20/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

‘’Eureporter’’: Delegacioni i BE-së frikë nga dhuna që mund të shkaktohet në Shqipëri

11:10 | 22/04/2017
në Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
‘’Eureporter’’: Delegacioni i BE-së frikë nga dhuna që mund të shkaktohet në Shqipëri

Federica Mogherini, High Representative of the Union for Foreign Affairs and Security Policy and Vice-President of the EC gives a press conference with Albert Koenders, Dutch Foreign Minister and Ibrahim Al-Jaafari, Iraqi Minister for Foreign Affairs in Baghdad, Iraq on 22, December 2014.

Edhe pse ende jo zyrtarisht të hënën pritet të mbërrijnë në vendin tonë një delegacion i BE-së që synon të ndihmojë në zgjidhjen e krizës politike.

Në fakt ky interesim i BE-së vjen ne një moment ku dhe krerët e koalicionit qeverisës e kanë shprehur nevojën e ndërkmbëtarëve.

Po ashtu të hënën opozita nga ana e saj pritet të përshkallëzojë protestën dhe kjo nuk duket të jetë pritur mirë në zyrat e përfaqësuesve të BE-së.

 Faqja zyrtare e Brukselit, Eureporter, shkruan se BE është e frikësuar nga shpërthimi i dhunës në rrugët e Tiranës, nga protestuesit e PD-së.

“Frika e dhunës përpara vizitës së delegacionit të  MEP (Anëtarët e Parlamentit Europian) në Shqipëri”, thuhet në titullin e shkrimit, që ka për autor Martin Banks.

Në shkrim thuhet se opozita refuzon të marrë pjesë në zgjedhjet e 18 qershorit nëse Rama nuk largohet dhe nuk formohet qeveria teknike, por nga ana tjetër Mogherini është ndër ata që kanë shprehur shqetësim rreth bojkotit, duke shprehur keqardhje për mos regjistrimin në proces.

“Ligjbërësit e opozitës po refuzojnë të marrin pjesë në zgjedhjet e 18 qershorit nëse kryeministri Edi Rama nuk largohet dhe një qeveri teknike është formuar për të udhëhequr vendin në ditën e zgjedhjeve.

Por Mogherini është ndër ata që kanë shprehur shqetësim rreth bojkotit, me zyrtaren italiane që e përshkruan këtë dhe refuzimin e opozitës për t’u regjistruar për të marrë pjesë në zgjedhje, si “keqardhje”, thuhet në shkrim.

Më tej, shkrimi vazhdon se ndërhyrja e përfaqësueses së lartë vjen në një sfond tensionesh në rritje në vendin tone.

Banks shkruan se ekziston një frikë për shpërthimin e një dhune të re në rrugët e Tiranës.

Frikë, e cila përforcohet edhe nga deklaratat e forta të Bashës për goditje me grushta e çarje gomash, si dhe precedentët e mëparshëm në zgjedhjet e 2013 dhe 21 janari.

“Ndërhyrja e saj vjen në mes të një sfondi të tensioneve në rritje në vend.

Të hënën, ditën që negociuesit e Parlamentit Evropian pritet të mbërrijnë në Tiranë, opozita e Shqipërisë thotë se do të bllokojë rrugët e vendit si pjesë e fushatës së saj dy mujore për të pasur një kabinet teknik, të vendosur për të qeverisur deri në zgjedhjet parlamentare në qershor.

Ekziston frika në rritje se delegacioni i Parlamentit Europian do të përkojë me një shpërthim të ri të dhunës në rrugët e Tiranës.

Frika e tillë është ushqyer më tej nga komentet e fundit të paraqitura nga mbështetësit e tij nga Basha, duke përfshirë edhe atë që thotë: ‘A doni luftë? Luftë do të ketë”, thuhet në shkrim.

“Që nga mesi i muajit shkurt, mbështetësit e opozitës të kryesuar nga Partia Demokratike kanë bllokuar bulevardin kryesor në Tiranë dhe organizuan demostrata para zyrës së kryeministrit Edi Rama.

Reforma gjyqësore e miratuar unanimisht vitin e kaluar dhe e përgatitur me ndihmën e ekspertëve të BE dhe SHBA, është penguar nga bojkoti i opozitës” e përfundon Martin Banks shkrimin e tij . (E.K/SHUPLAKA)

Etiketa: bedelegacionimogheriniopozitashkrimi
Pas

Ndalohet seksi në ”Big Brother”, ish-lojtarja: Rregullat janë bërë për t’u thyer, s’ka çifte, gjithçka është një lojë

Para

Ruçi fut veten dhe të tjerët në një ”thes”: Ne tellallët e kemi mendjen te politika ju te hallet e përditshme

Para
Ruçi i vë ”pikën”: Qeverinë e zgjedh populli nuk mund të votohet kur të duash, zgjedhjet mbahen në 18!

Ruçi fut veten dhe të tjerët në një ''thes'': Ne tellallët e kemi mendjen te politika ju te hallet e përditshme

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kultivonte 150 fidanë kanabis/ Në pranga 1 shtetas në Librazhd

Goditet sërish zinxhiri drejtues në Teheran, mediat: Izraeli ka eliminuar shefin e ri të Shtabit të Përgjithshëm të Iranit

Sulm në bazën e të dhënave/ Vidhen 16 miliardë fjalëkalime të Apple, Facebook dhe Google

Frika nga vendimi, Haxhiu: Kushtetuesja është vonuar shumë, po ndikon në krizë

Shqipëria drejt një suksesi diplomatik, Samiti në Hagë pritet ta konfirmojë si vend mikpritës të NATO-s në 2027

Rusia në mbështetje të Serbisë: Kosova, një çështje ekzistenciale për Beogradin

Trump lë të hapur mundësinë e një sulmi ndaj Iranit: “Do vendos në dy javët e ardhshme”

Elisa Spiropali, do të marrë pjesë në Samitin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, që do të zhvillohet në Brukse

KF Tirana njofton përfundimin e bashkëpunimit me trajnerin Bledi Shkëmbi

Dentisti 22-vjeçar që mësoi në internet: Arrestohen tre anëtarë të një familjeje në Çeki

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.