Shorti i Euro 2020 që do të mbahet më 2 dhjetor në Dublin të Irlandës mund të na përcaktojë një përballje vëllezërish.
55 shtete janë ndarë në 6 vazo. Shqipëria bën pjesë në vazon katër, ndërsa Kosova në vazon pesë. Kjo do të thotë se skuadrat mund të vihen në të njëjtin grup por derisa të shkojmë në këtë pikë ka disa ngjarje që mund t’i japin tjetër rrjedhë situatës.
Përfshirja e Serbisë dhe Bosnje & Hercegovinës. Siç dihet, në Europian ka shtete që nuk mund të jenë në të njëjtin grup për shkak të marrëdhënieve të tensionuara politike, shkruan SP.
Në këtë mënyrë Kosova nuk mund të jetë në të njëjtin grup me Serbinë dhe Bosnje Hercegovinën. Sipas ndarjes së vazove Bosnja ndodhet në të dytën dhe Serbia në të tretën. Kjo do të thotë se të dyja skuadrat, ose qoftë edhe njëra mund të jenë në grup me Shqipërinë. Kjo do të thotë se nëse njëra nga këto të dyja bie në grup me skuadrën kuqezi, Kosova përjashtohet si mundësi për të marrë pjesë në këtë grup dhe shmanget një rivalitet mes dy përfaqësueseve shqiptare.