06:23 | 14/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Europa do të shpërbëhet brenda 3 viteve të ardhshme, përfiton Rusia e Putinit”

13:41 | 28/01/2017
në Aktualitet, Bota, Te Gjitha
0
“Europa do të shpërbëhet brenda 3 viteve të ardhshme, përfiton Rusia e Putinit”

Filozofi anglez John Gray, autor i traktateve të suksesit mbi arbitrin e lirë dhe iluzionin e antropocentrizmit, ushqen shumë pak shpresa për Europën.

Ai parashikoi krizën e kapitalizmit global 20 vite para se të ndodhte, fitoren e Trumpit dy muaj para votimit, dhe ka një vizion kundër rrymës që ka rezultuar profetik.

Sipas Gray-t, Europa do të shpërbëhet brenda tri viteve të ardhshme dhe shkak për këtë bën partitë e qendrës që injorojnë dëshirat e elektoratit dhe të ngulitura pas europeizmit të integrimit me çdo kusht, u kanë dhuruar vota ekstremistëve.

Sipas tij, këto elita janë të dënuara të shuhen, duke vënë në rrezik vlerat e lirisë dhe tolerancës. Dhe nga e gjithë kjodo të përfitojë Rusia e Putinit, i cili që tani është më popullor.

Sipas tij, shkak gabimi i Europës që shkakton shkatërrimin e Europës është mungesa e institucioneve të forta në raport me Amerikën që i ka që nga Lufta Civile. Filozofi anglez shprehet se mjafton një rezultat i papritur dhe tregjet do të nxehen. Projekti europian do të vritet nga kombinimi i dy forcave më të fuqishme në botë: rebelimi popullor dhe demokratik, dhe tregjet financiare.

“Tani është vonë. Europa do të shpërbëhet në tre vitet e ardhshme, por elitat liberale vazhdojnë të kenë iluzione. Mendojnë se do ia hedhin. Por, janë të gjitha në rrezik zhdukjeje, përfshirë edhe Merkelin.

Putini është pjesërisht një gabim i Perëndimit, ashtu si ishte imponimi i një reforme ekonomike në Rusi, ku një pjesë e madhe e popullsisë ishte varfëruar. Pavarësisht kësaj, nuk u mbërrit në fashizëm. Sepse ka një dallim mes totalitarizmit dhe autoritarizmit. Sigurisht, Putini udhëheq një kapitalizëm klientelist më të përqëndruar dhe të jashtëligjshëm, se sa cilido vend perëndimor. E megjithatë, sot është më popullor se cilido udhëheqës perëndimor. Liberalët paranojakë thonë që është i rrezikshëm. Po, por për shkak se është shumë inteligjent. Ai e di që vendi i tij varet shumë nga nafta, kështu që përpiqt të krijojë baza të ndryshme për ekonominë e tij, duke e ditur që ka maksimumi dhjetë vite për të bërë diçka.”, shprehet ndër të tjera ai, përcjell bota.al.

Për të gjitha këto kushte të pafavorshme ai fajëson ngurtësinë dhe palëvizshmërinë e partive të qendrës. Ai shprehet se uropa shkon drejt një demokracie joliberale që shtyp disidencën në forma të ndryshme, përmes ndjenjave të vjetra kundër romëve, hebrejve, të huajve.

(XH.A/SHUPLAKA)

Etiketa: EuropafilozofishperberjeVladimir Putin
Pas

I emocionuar Veliaj niset drejt “Samiut”, shpërfill debatet në medie për kornizën me personalitetet

Para

Gruaja e Klement Balilit: Nuk kontaktoj prej kohësh me të, shteti të ma gjejë

Para
Trafik droge dhe pastrim parash, kontrolle që në mesnatë për kapjen e Klemend Balilit

Gruaja e Klement Balilit: Nuk kontaktoj prej kohësh me të, shteti të ma gjejë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Përplasjet në Theth mes banorëve dhe policisë, famulltari i Shkodrës, Dom Vlash Palaj thirrje për dialog

Lufta 12-ditore me Izraelin, mediat iraniane: Presidenti iranian u plagos në këmbë dhe u largua nga Teherani përmes një kapaku emergjence

Zjarr i fuqishëm në Mallakastër, flakët përfshijnë hapësirën me shkurre dhe ullishte(VIDEO)

Kryediplomati rus Lavrov takim me Kim Jong Un, Pheniani zotohet për të ndihmuar Moskën në luftën ndaj Ukrainës

Përplasen dy motorë uji në Golem, 31-vjeçari nga Kosova përfundon në spital

Haradinaj takon zyrtarin e lartë të DASH, konfirmon përkushtimin e Kosovës për anëtarësim në NATO

Kim Jong Un u zotua të mbështesë Rusinë “pa kushte”, Seuli zbulon shifrat: Koreja e Veriut i ka dërguar Moskës mbi 12 mln predha

Zjarr në një fabrikë riciklimi në Aleksandropolis, tymi i zi mbulon zonën

“Rusia s’mund të vendosë veton mbi zgjerimin e aleancës”, vendet e Ballkanit shprehin mbështetje për anëtarësimin e Ukrainës në NATO

Alarm në aeroportin e Southend në Angli, rrëzohet një avion i vogël pak minuta pas ngritjes nga pista (VIDEO)

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.