13:58 | 03/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Europa League, kush janë futbollistët shqiptarë që nuk arritën të kualifikoheshin

07:54 | 25/08/2017
në Flash, Sport, Te Fundit, Te Gjitha
0
Europa League, kush janë futbollistët shqiptarë që nuk arritën të kualifikoheshin

Skënderbeu i Korçës ia ka dalë për herë të dytë të kualifikohet në fazën e grupeve të Europa League, duke bërë krenarë të gjithë shqiptarët, megjithatë e enjtja në mbrëmje ka rezultuar fatale për thuajse të gjithë futbollistët shqiptarë që aktivizohen nëpër Europë.
Kështu Paok i Ergys Kaçes është eliminuar nga Ostersunds i Suedisë, në një takim ku mesfushori kuqezi qendroi për 90 minuta në stol. Grekët kishin fituar ndeshjen e parë 3-1, por humbën dje me rezultatin 2-0 dhe ëprfudnuan jashtë kompeticionit. 

Të njëjtin fat pati edhe Legia Varshava e Armando Sadikut, e cila u eliminua pas dy barazimeve, por ai në Poloni ishte me gola. Sulmuesi elbasanas i kombëtares u aktivizua në minutën e 76, por nuk arriti të ndryshojë fatin e ekipit të tij. 

E ndërsa Dinamo Zagreb eliminohej nga Skënderbeu, edhe dy ekipe të tjera kroate u eliminuan nga Europa League të enjten në mbrëmje. 

Bëhet fjalë për Hajduk Splitin, ku aktivizohet edhe mbrojtësi shqiptar Memolla dhe që u eliminua nga anglezët e Everton, si dhe Osijek i Eros Grezdës, që u eliminua nga Austria Vienna. 

Si Memolla, ashtu edhe Grezda ishin titullarë në ekipet respektive, ndërsa sulmuesi gjakovar u zëvendësua 20 minuta nga fundi. 

Grezda debutoi me kombëtaren në ndeshjen ndaj Italisë, ndërsa mbrojtësi Memolla pritet të jetë risia e listës së trajnerit të ri të Shqipërisë, Panucci.

(E.K/SHUPLAKA)

Etiketa: Futbollsport
Pas

Dy javë nga ceremonia, anulohet dasma e Getit dhe Marinës në Prishtinë

Para

Humb jetën tragjikisht 17-vjeçari shqiptar në Greqi

Para
Vlorë/ Përplas me makinë të moshuarën dhe largohet nga vendngjarja

Humb jetën tragjikisht 17-vjeçari shqiptar në Greqi

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ngordhin tre krerë, vendoset në karantinë ferma e bagëtive në Postribë

Hapet kopshti në Gramsh pas rastit të helmimit me salmonelë/ Rikthehen fëmijët që i dolën analizat negative! Stafi ‘pezullon’ shërbimin e drekës

Kosova në prag të zgjedhjeve, Osmani fton në takim partitë për dekretimin e datës

Goditën me sende të forta një 33-vjeçar, procedohen 2 persona në Elbasan

Anëtarësimi në BE, Marta Kos: Shqipëria po ecën më shpejt me realizimin e reformave

Klimë e tensionuar tek serbët, Stojkoviç: Largohem nëse jam unë problemi

Dija nuk njeh moshë/ Maturanti 74-vjeçar nga Kamza i nënshtrohet provimit të Anglishtes

Arrestimi i “kapove” shqiptarë të drogës në Finlandë! Prokurori i SPAK: U sekuestruan 8 automjete, kemi në dorë dokumente me tepër vlerë…

4 shqiptarë drejtonin grupet kriminale trë trafikut të drogës, 2 me origjinë nga Vlora! 2 të tjerët nga Kuçova e Berati! Si kryhej transporti

Pesë të mitur helmohen nga klori në pishinë në Romë, në gjendje të rëndë 9-vjeçari

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.