17:29 | 03/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

EUROSTAT: Shqipëria e dyta në Europë për nivelin e ulët të mbledhjes së taksave

14:51 | 07/12/2017
në Aktualitet, Ekonomi, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
EUROSTAT: Shqipëria e dyta në Europë për nivelin e ulët të mbledhjes së taksave

Me gjithë përparimin në raport me vetën Shqipëria u rendit e dyta pas Rumanisë për nivelin më të ulët në Europë të mbledhjes së taksave në raport me PBB në vitin 2016 sipas Institutit Europian të Statistikave (EUROSTAT). Gjatë vitit të kaluar vendi ynë mblodhi 27.1 % të PBB-së taksa, teksa mesatarja e BE për këtë vit ishte 40 për qind, por Shqipëria kishte rezultatet më dobëta se Rajoni.
Të ardhurat në raport me PBB ( ku përfshihen taksat dhe kontributet shoqërore neto si përqindje e PBB-së), arritën në BE në 40.0% vitin e kaluar me një rritje krahasuar me 2015 (39.7%).
Në zonën e euros, të ardhurat nga taksat përbënin 41.3% të PBB-së në 2016, pak më shumë se raporti 41.2% në vitin 2015.
Raportet më të larta të grumbullimit të taksave në raport me PBB-në i patën vende të tilla si Franca (47.6%), Danimarka (47.3%) Belgjika (46.8%) dhe Suedia (44.6%), pasuar nga Finlanda (44.3%), Austria dhe Italia (si 42.9%) ashtu edhe Greqia (42.1%).
Në anën tjetër të shkallës, renditen Rumania (26.0%), dhe Shqipëria me 27.1 për qind, Bullgaria (29.0%), Lituania (30.2%), Letonia (31.6%) dhe Sllovakia (32.4%) regjistruan raportet më të ulta.
Rritja më e madhe e të ardhurave ne raport me PBB-në ishte në Greqi, rënia më e madhe në Rumani krahasuar me vitin 2015. Rritja më e madhe ishte në Greqi (nga 39.8% në 2015 në 42.1% në 2016), në Holandë (nga 37.8% në 39.3%) dhe Luksemburg (nga 38.4% në 39.6%).
Në të kundërt, rëniet janë regjistruar në nëntë shtete anëtare, veçanërisht në Rumani (nga 28.0% në vitin 2015 në 26.0% në 2016), Austri (nga 43.8% në 42.9%) dhe Belgjikë (nga 47.6% në 46.8%).
Në vitin 2016, pjesa e taksave mbi prodhimin dhe importet ishte më e lartë në Suedi (ku përbënin 22.6% të PBB-së), Kroaci (19.6%) dhe Hungari (18.3%), ndërsa ato ishin më të ulëta në Irlandë (8.7%), (10.8%) dhe Gjermani (10.9%).
Për taksat që kanë të bëjnë me të ardhurat nga pasuria, pjesa më e madhe arkëtimeve është regjistruar në Danimarkë (30.0% e PBB), Suedi (18.8%), Finlandë (16.5%) dhe Belgjikë (16.3%).
Në të kundërt, Bullgaria (5.4%), Lituania (5.7%), Rumania (6.5%) dhe Kroacia (6.6%) regjistruan tatimet më të ulta mbi të ardhurat dhe pasurinë si përqindje e PBB-së.
Kontributet sociale neto përbënin një pjesë të konsiderueshme të PBB-së , në Francë (18.8%), Gjermani (16.7%) dhe Belgjikë (16.1%), ndërkohë që rezultatet më të ulëta janë vërejtur në Danimarkë (1.0% të PBB-së) dhe Suedi (3.3%).
Në vitin 2016, taksat mbi prodhimin dhe importet përbënin pjesën më të madhe të të ardhurave tatimore në BE (13.6% të PBB-së), pasuar nga kontributet shoqërore neto (13.3%) dhe tatimet mbi të ardhurat dhe pasuritë (13.0%). /Monitor/

Etiketa: mbledhjashqiperitaksa
Pas

“Prokurori i ri do të qëndrojë në detyrë një muaj”, si e kap mat Halimi Vasilika Hysin

Para

Shkelet Protokolli, Meta, Ruçi dhe Rama jashtë vendit. Kujt i ngelin çelësat e shtetit

Para
Shkelet Protokolli, Meta, Ruçi dhe Rama jashtë vendit. Kujt i ngelin çelësat e shtetit

Shkelet Protokolli, Meta, Ruçi dhe Rama jashtë vendit. Kujt i ngelin çelësat e shtetit

Discussion about this post

 



Të Fundit

Nën hetim për shpërdorim detyre, Gjykata pezullon nga detyra drejtorin e Arsimit Parauniversitar Durrës

Rikthehen arkeologët në Kalanë e Gjirokastrës, evidentohen dëshmi të shekujve IV-VI

Zjarri në vendgrumbullimin e mbetjeve në Elbasan, situata ende dinamike

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Nevaldo Hajdarajt, mbetet dënimi me 12 vite burg për vrasjen e Klodian Rashës

Vrau me thikë një person në Ravenna të Italisë kur ishte i mitur, policia shqiptare e arreston në Vlorë pas 25 vitesh arrati

Lufta në Ukrainë/ Donald Trump do të bisedojë në telefon me Putin dhe Zelensky-n

Ushtria ruse konfirmon vrasjen e një gjeneralmajori në rajonin kufitar me Ukrainën

Aksident në Rrugën e Arbërit, dy të plagosur jashtë rrezikut për jetën

Zjarr në Elbasan, nisin ndërhyrjet nga ajri

Akuzohet për vrasje të dyfishtë, Anglia nuk e ekstradon Ilirian Zeqajn në Shqipëri

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.