Eksperti i sigurisë, Faik Basha u ndal në çështjen e konfliktit midis Rusisë dhe Ukrainës.
Basha erdhi me një paralajmërim duke thënë se lufta në Ukrainë mund të përshkallëzohet. Sipas tij, mund të ekzistojë mundësia që me përshkallëzim, të nisë një luftë botërore.
“Rreziku që lufta në Ukrainë të përshkallëzohet është i lartë. Europa mund të përfshihet në një Luftë të tretë Botërore.
Putin është një strateg shumë i fortë. Deri më sot, Rusia ka bërë një provë gjenerale. Rusia po forcon teknologjinë, po forcon kapacitetet ushtarake. Deri tani ka përdorur armë të viteve 60′. A është gati Europa për një luftë se Amerika është larg?
Rrezikohet ekzistenca e NATO-s. Pa para nuk ka ushtri e pa ushtri nuk ka siguri”, ka thënë Faik Basha.