Gjatë mbrëmjes së djeshme një gomone e ngarkuar me drogë u zbulua nga ana e Policisë në Vlorë.
Gomonia ishte në kërkim, bazuar në informacionet e siguruara për lëvizjen e saj në det.
‘’Faxweb” raporton se sasia e drogës së gjetur brena në gomone ishte 1.7 ton.Ndërkohë ajo që mbetet në pikëpyetje është se ku shkuan personat që ishin në drejtimin e gomones.
Nga ana e Policisë së Vlorës, nuk jepet asnjë detaj me ndonjë person të shpallur në kërkim.
Njoftimi i plotë:
Vlorë Kapet një gomone e ngarkuar me kanabis; policia në kërkim të trafikantëve. D.V.P.Vlorë në bashkëpunim me Policinë Kufitare, Delta Forcë, QNOD dhe Guardia di Finanza vijojnë kontrollet për parandalimin e trafikimit të narkotikëve përtej kufirit.
Gjatë kryerjes së këtyre kontrolleve, ditën e sotme, disa milje larg ujrave ndërkufitare u konstatua një gomone rreth 8 m e gjatë me sasi të konsiderueshme kanabisi. Gomonia ishte në kërkim, bazuar në informacionet e siguruara për lëvizjen e saj në det.
Shërbimet policore po transportojnë lëndën narkotike pranë ambienteve të saj, për të bërë peshimin e saj. Gjithashtu po vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj vepre.
(E.K/FAXWEB)