23:27 | 15/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Falja e kamatëvonesave, Basha: Rama pranoi dëmin e madh që u bëri shqiptarëve në nevojë

21:08 | 18/12/2016
në Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Falja e kamatëvonesave, Basha: Rama pranoi dëmin e madh që u bëri shqiptarëve në nevojë

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar pas komunikimit javor të kryeministrit Edi Rama, i cili ndër të tjera foli edhe për faljen e kamatëvonesave të energjisë elektrike për pensionistët.

Sipas kryedemokratit Rama gënjeu pasi “në vitin 2014 deklaroi se 98% e pensionistëve paguajnë rregullisht energjinë elektrike, ndërsa sot tha se mbi 66 mijë pensionistë nuk e përballojnë dot faturën e dritave”.

Postimi i plotë i Lulzim Bashës:

Edi Rama më në fund pranon dëmin e madh që u bëri shqiptarëve në nevojë me terrorin 3vjecar ndaj të varfërve që nuk paguanin dot dritat.

Ai sot lajmeroi se do të falë kamatvonesat, që është më minimalja që i kemi kërkuar të gjithë prej të paktën dy vitesh.
Kjo është gjë e mirë për shumë familje në nevojë, sidomos tani që çmimi i dritave është rritur dhe fuqia blerëse e cdo familje shqiptare ka rënë.
Fatkeqësisht, falja vjen tepër vonë për Qamil Zelën që u vetvra si pasojë e burgosjes së padrejtë për dritat e papaguara, për Arif Dodën dhe Llazar Nasin që u vetëvrane nga depresioni pasi OSHEE i shkëputi dritat, per 35 vjecaren Resmie Alla qe vdiq duke rilidhur energjine per vogelushet e saj azmatike, per Barbulla Pepen qe vdiq nga i ftohti pasi OSHEE i shkeputi per 2 muaj energjine ne mes te acarit dhe per mijera të tjerë që kaluan drama dhe tronditje psikologjike nga dhuna shtetërore ndaj tyre për më shumë se tre vjet.


Shqiptarët duhet t’i jenë mirënjohës faktit se po afrojnë zgjedhjet dhe tani që Edi Rama ka nevojë për votat e njerezve do përpiqet t’u hedhë edhe atyre ndonjë qoke të vogël, pasi tre vjet në pushtet ka menduar vetëm për pasuritë e tij dhe klientëve të tij duke grabitur paratë e qytetarëve.


Falja e detyroi Kryeministrin që të nxjerrë veten gënjeshtar: në nëntor 2014 ai pati deklaruar se 98 për qind e pensionistëve dhe 93 për qind e personave me aftësi të kufizuar e paguanin rregullisht energjinë elektrike. Sot ai u detyrua te pranoje se janë të paktën 67 mijë familje pensionistësh që nuk përballojnë dot pagesat në kohë, të energjisë dhe janë gjobitur me kamatvonesa.


Megjithatë më mirë vonë se kurrë. (
A.R/SHUPLAKA)

Etiketa: Bashaenergjiakamataramareagim
Pas

Forumi i Gruas Socialiste, kryetaret e reja në 13 bashki – EMRAT

Para

Gazetari i del kundër Kodhelit: Ja thelbi i bisedës me drejtorin e CIA-s

Para
Gazetari i del kundër Kodhelit: Ja thelbi i bisedës me drejtorin e CIA-s

Gazetari i del kundër Kodhelit: Ja thelbi i bisedës me drejtorin e CIA-s

Discussion about this post

 



Të Fundit

Vrasje misterioze në Athinë, profesori amerikan ekzekutohet një ditë pasi mori pjesë në një seancë gjyqësore për kujdestarinë e fëmijëve

BE dështon përballë Rusisë, Kallas: Jam e trishtuar që nuk ramë dakord për sanksionet

Cërrik/ Dhunoi bashkëshorten, arrestohet 55-vjeçarin menjëherë pas sinjalizimit

Kërcënimet e Trump me tarifa, Kina premton të rrisë mbështetjen për Rusinë

Kosovë/ Qeveria kundërshton vendimin e Gjykatës Supreme për shfuqizimin e Udhëzimit Administrativ: I pabazuar ligjërisht

Ministri gjerman: BE do të miratojë paketën e 18-të të sanksioneve ndaj Rusisë

Ukraina sulmon me dronë territorin rus, raportohet për të paktën 18 të plagosur

Sulmet izraelite vrasin 93 palestinezë në Gazë, përfshirë dhjetëra gra dhe fëmijë

Dyshime për trajnim të agjentëve moldavë nga rusët në Bosnjë, nisin hetimet

Donald Trump: Ukrainë apo Rusi? Unë nuk jam në anën e askujt

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.