Një shtetase që rezultonte në kërkim prej 3 vitesh është arrestuar ditën e sotme në Vlorë dhje mbi të rëndon akuza e “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave”.
Mësohet se e arrestuara është 26-vjeçarja, SH.A., banuese në Fier ndërsa në vitin 2017, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier i ka caktuar 26-vjeçares masën e sigurisë “Arrest në burg”.
“Policia Kufitare ka bërë kapjen e shtetases në kërkim Sh.A., 26 vjeçe, banuese në Fier.
Ndalimi i saj u bë pasi nga verifikimet e kryera ka rezultuar se kjo shtetase ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave”.
Në vitin 2017, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier i ka caktuar 26-vjeçares masën e sigurisë “Arrest në burg””, njofton Policia.
(F.GJ/FAXWEB.AL)