06:41 | 24/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Familja mbretërore LETËR për festa: Shqiptarët ta mbajnë kokën lart!

09:40 | 28/11/2017
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Familja mbretërore LETËR për festa: Shqiptarët ta mbajnë kokën lart!

Familja Mbretërore shqiptare i ka dërguar një mesazh popullit shqiptar me ratsin e festës së 28 Nëntorit. Mes të tjerave në letrën e Princit Leka shkruhet se shqiptarët kudo që ndodhen duhet ta mbajnë kokën lart.

MË POSHTË LETRA: 

Familja Mbretërore shqiptare i uron të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen, nga Presheva në Mal të Zi, nga Kosova në Manastir, nga Tetova në Camëri, Gëzuar Festën e Pavarësisë dhe Flamurit tonë të zemrës kuq e zi! 

Kjo është dita e kombit tonë, që na bashkon e na vëllazëron! 

Përpjekjet dhe sakrificat e panumërta të patriotëve, etërve të këtij kombi, janë dhe do të jenë kurdoherë frymëzim dhe krenari për të gjithë ne. 
Nderim pafund për të gjithë heronjtë e bujshëm dhe ata të heshtur, për ata trima që dhanë jetën për lirinë, dhe ata që punuan e vazhdojnë të kontribojnë çdo ditë me përulje dhe dashuri për këtë tokë!

Në këtë 105 vjetor, ka mjaft vend për të reflektuar mbi situatën ku vendi ndodhet, dhe aspiratat tona për një Shqiptari të begatë dhe europiane!

Jo pak ngjarje të rëndësishme kanë ndodhur, të cilat në një mënyrë apo në një tjetër kanë tronditur jetën politike dhe mbi të gjitha sociale. Hemoragjia e një rinie që e kërkon të ardhmen jashtë atdheut, duhet të jetë një këmbanë e fortë alarmi për një reflektim të sinqertë dhe mbi të gjitha patriotik. 

Të dashur motra dhe vëllezër, ju ftojmë të mos e humbisni besimin në këtë vend, që sado i përvuajtur, ka një potencial të jashtëzakonshëm dhe brezat që rriten do ta shijojnë në më të mirën e tij!

I bëjmë thirrje të gjithë shqiptarëve të ndershëm ta mbajnë kokën lart! Koha e të paudhëve do të marrë fund vetëm nëse qëndrojmë të bashkuar!

Fati I Kombit nuk duhet të jetë kurrsesi vetëm në dorën e forcave politike, por në dorën e gjithë shoqërisë civile, e cila duhet të zgjohet nga ky depresion dhe të luajë rolin e saj emancipues për zhvillimin dhe progresin e mbarë kombit shqiptar.

Mesazhi i Familjes Mbretërore i drejtohet pikërisht mbarë popullit shqiptar për të qënë më optimist për të ardhmen e tij!

Familja Mbretërore, ashtu sikurse e ka traditë, do të jetë kurdoherë në shërbim të popullit shqiptar, pa kushte, me përkushtim të plotë, me dashuri vëllazërore dhe me besim të pakompromis në Zot e në Atdhe.

Edhe një herë ju urojmë Gëzuar Festën e shenjtë të Flamurit, me shpresë dhe bindje për një të ardhme më të mirë për mbarë Kombin Shqiptar.

Familja Mbretërore Shqiptare
LT Princ Leka dhe LS Princeshë Elia

 

Etiketa: familjaletra
Pas

Del nga shinat treni i linjës Vorë-Shkodër, bllokohet qarkullimi

Para

105 vite pavarësi, Basha: Gëzuar 28 Nëntorin, përulem para heronjëve

Para
U përjashtua nga Kuvendi, Basha mbledh me urgjencë grupin parlamentar të PD-së

105 vite pavarësi, Basha: Gëzuar 28 Nëntorin, përulem para heronjëve

Discussion about this post

 



Të Fundit

Derbi i Stambollit për Skriniar, Fenerbahçe përmirëson ofertën

E paprecedentë në Durrës, ‘zhduket’ jahti nga vendi ku ishte ankoruar! Pas denoncimit nga pronari, mjeti lundrues shfaqet papritur duke u kthyer

Trump sulmon mediat e njohura amerikane: Objektivat iraniane u shkatërruan plotësisht, lajmet e rreme po përpiqen të na poshtërojnë

Tregtia e armëve me Ukrainën, Rusia pret shpjegime nga Beogradi: Raporti tepër shqetësues

Konflikti në Lindjen e Mesme! Kaja Kallas: Të gjitha palët duhet të bëjnë një hap prapa dhe të kthehen në tryezën e negociatave

Gjetën armë në pronën në veri, Sveçla: Do të arrestojmë politikanin serb Arsenijeviç

Makina del nga kontrolli në Shkodër, përplasje me mjet tjetër, dy persona në spital

Thirrja e Ministrisë së Jashtme: Kujdes i shtuar për shqiptarët në vendet e Gjirit Persik

Blendi Gonxhja pret në takim menaxherin e ri të Bankës Botërore për Shqipërinë! Ministri: Diskutuam mbi avancimin e disa projekteve strategjike që do të ndikojnë në rritjen ekonomike

Trump i përgjigjet kërcënimit të zyrtarit rus për furnizimin e Iranit me armë bërthamore: Kjo është arsyeja pse Putin është shefi

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.