I ftuar në një lidhje me Skype ka qenë Petrit Vasili, deputet i Partisë së Lirisë ku është pyetur në lidhje me votimin e kreut të partisë.
I pyetur nga gazetari në lidhje me votimin e kreut të partisë dhe nëse ishtë pozitive kjo konventë.
Vasili është përgjigjur: Ishte një konventë e jashtëzakonshme,në pikëpamje jo vetëm të elementëve organizativë që janë në ndërrmarrje të çdo konvente por ishte e jashtëzakonshme lidhur dhe me atë që i paraqiti Ilir Meta shqiptarëve. Ka treguar me gisht ku rrjedhin dhe ku groposen miliona e miliarda të shqiptarëve nga gropat e korrupsionit.
Ndërsa në lidhje me fashën energjetike prej 800kw për orë Vasili ka thënë: Shikoni ekspertizën, analizën dhe skanerin që i është bërë energjitikës sot nee fjalën e zotit Meta. Shqipëria jo vetëm që i ka të gjitha mundësit të plotësojë nevojatr për vete, por ka mundësi edhe të eksportojë energji tek të tjerët. Kapacitetet hidro, voltaike dhe ato që prodhohen nëpërmjet erës për profilin e vendit tonë janë të gjitha të mundshme për të eksportuar jo për të blerë energji. Dokumentohen që miliarda shpërdorohen dhe ne detyrohemi të përballemi me fasha të cilat penalizojnë në mënyrë shumë të egër shtresën e mesme e cila është objektivi kryesor i kryeministrit shqiptar për ta goditur, për ta dëmtuar. Ajo shtresë që është shumë e rëndësishmë për shoqërinë.
Është fashë e padrejtë dhe abuzive, bëjnë shqiptarët viktima të hajdutërisë tyre. Vjedhin energji dhe ja hedhin në kurriz shqiptarëve. E kanë pohuar me gojën e tyre që kemi energji më shumë nga ç’janë nevojat e vëndit.