Ekipet kineze të shpëtimit thonë se do t’i duhen të paktën edhe 2 javë derisa të mund të shpëtojnë një grup minatorësh të bllokuar qindra metra nën tokë, shkruan BBC.
Nga grupi prej 11 minatorësh me të cilët autoritetet vendosën kontakte në fundjavën e kaluar, njëri prej tyre ka vdekur pasi ra në koma. Punëtorët e shpëtimit deri më tani kanë arritur vetëm të shpojnë vrima të vogla, por janë në gjendje të furnizojnë me ushqim dhe ilaçe burrat e bllokuar.
Fati i 11 minatorëve të tjerë mbetet i paqartë. Nëse shpëtimi do të vazhdojë siç është planifikuar, minatorët do të jenë bllokuar për rreth katër javë.
Si do të funksionojë shpëtimi?
Aktualisht, operacionet e shpëtimit po përpiqen të zgjerojnë një bosht të ngushtë për ta bërë atë mjaft të madh për të tërhequr minatorët.
Sidoqoftë, shpimi është provuar i vështirë pasi duhet të kalojë përmes granitit veçanërisht të fortë dhe minatorët janë bllokuar larg sipërfaqes. Shpëtuesit përballen me një problem të shtuar përshkak se miniera ka prezencë uji dhe ekziston rreziku që dhoma ku janë bllokuar minatorët mund të përmbytet.
“Pengesat janë shumë të mëdha, që do të thotë se na duhen edhe 15 ditë të tjera ose edhe më shumë për t’i arritur minatorët,” tha Gong Haitao, nënkryetari i departamentit lokal të publicitetit.
(E.H/Faxweb.al)