Këngëtari i baladave të njihura tashmë është fejuar. Fjalën e kemi për Ed Sheeran i cili pas 3 vitesh lidhjeje me të dashurën e tij Cherry Seaborn ka vendosur që të kalojë në një tjetër stad, akoma më serioz, në atë të fejesës.
“I bëra vetes dhuratë një të fejuar pak përpara se të vinte viti i ri”,- ka shkruar këngëtari në një postim në Instagram, gjë që tregon se unazat janë vënë që në vitin 2017 thjesht u deklaruan publikisht të fejuar këtë të shtunë.
Ai ka treguar se me të fejuarën njihet që prej moshës 11-vjeçare, pra praktikisht janë rritur bashkë por dashuria lindi vite më vonë.
“Unë isha në festën e Taylor Swift në 4 korrik. Po shkëmbenim mesazhe me Cherry e cila është një nga shoqet e mia të shkollës dhe mendova përse mos ta ftoj edhe atë në festën e Taylor? Kështu nisi gjithçka”,- u shpreh këngëtari. (J.V/Faxweb)