Ish-Miss Albania 2007, Egla Harxhi, e njohur si vajza kontroverse e botës së modës për shkak të shijeve të saj seksuale është shtatzënë. Në një intervistë për “Lart e Poshtë” me gazetarin Eraldo Rexho, ka rrëfyer për momentet e para kur ka marrë vesh lajmin se është shtatzënë.
“Nuk e kisha në plan, isha në mënyrë kategorike “Jo, jo, jo”. Në momentet e para kur mora lajmin thashë, “Okej, ouu”. Nuk e prisja. Nuk di cfarë mendimi të marrësh, sepse ishin shumë plane etj etj. Por një fëmijë nuk është pengesë. Fola me aleksandrin dhe thamë okej, ky është moment i duhur, sidomos për Aleksandrin, që ky është vendimi për të patur një trashëgimtar që fëmija e tij kishte shumë vite që ia kërkonte.”, shprehet Egla.
Sakaq, ajo ka zbuluar se ka menduar edhe abortin, megjithatë në fund ka zgjedhur ta mbajë fëmijën.
“Sot aborti nuk është diçka e keqe sic quhej më përpara por është një zgjedhje. Unë nuk e kisha menduar ndonjëherë idenë e të qenurit nënë.”, shprehet Harxhi.
Ndër të tjera, ajo ka rrëfyer se fëmija i saj dhe i Aleksandrit do të ketë dy nëna, duke qenë se ajo është edhe në një marrëdhënie tjetër përveç Aleksandit, me një femër.
“S’është fare e zakonshme, por për mua nuk ka gjë më të bukur, kur ke edhe një person tjetër që mendon në të njëjtën mënyrë si ne, e sheh të ardhmen shumë pozitive por e sheh fëmijën si fëmijën e saj. Ne si popull, Shqipëria vjen nga një histori shumë e lashtë paganiste.”, shprehet Egla. (D.D/Shuplaka)
https://www.youtube.com/watch?v=ohjIIs6V1bo