Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Kukës, ku një grup fëmijësh kanë gjetur dy predha të kalibrit të rëndë pranë një reparti ushtarak. Të dy predhat në lagjen 3 në Kukës fëmijët po transportonin me karrocë.
Pas sinjalizimit policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe i ka bërë një këqyrje predhave, nga ku ka rezultuar se njëra prej tyre kishte plasaritje dhe rrezikon të shpërthejë.
Menjëherë policia ka krijuar perimetrin e sigurisë, ndërsa fëmijët janë pyetur ku i kishin gjetur predhat. Madje dyshohet se fëmijët kanë tentuar të çmontojnë predhat. Ndërkaq pritet të mbërrijnë forcat xheniere nga Tirana. (J.V/Faxweb)
https://www.youtube.com/watch?v=IOB7qsNHyfs