25 makinat super të shtrenjta që i përkisnin djalit të ish-presidentit të Guinea Bissau, Teodoro Obiang, u shitën në Zvicër të gjitha
Koleksioni i makinave luksoze të sekuestruara nga presidenti i cili sundoi për 4 dekada në vendin e vogël afrikan dolën në ankand në Zvicër dhe u vlerësuan fillimisht 18.5 milionë franga zvicerane (18.7 milionë dollarë).
Ankandi, i mbajtur Gjenevës, ishte një sukses nga i cili u arkëtuan rreth 25 milionë euro. Koleksioni përfshinte modele të rralla si një Lamborghini Veneno, një model La Ferrari dhe një Koenigsegg One, ekzemplarë pothuajse unik në botë.