Një flakë e madhe që ka përfshirë një fabrikë kimike në Rouen, Francë ka bërë që zyrtarët të mbyllin shkollat dhe të drejtojnë banorët e afërt të zonës të qëndrojnë brenda, pas njoftimeve se zjarri mund të ketë një ndikim të rrezikshëm në mjedis.
Rreth 200 zjarrfikës u thirrën në vendngjarje pasi fabrika, e operuar nga “US multinational Lubrizol” dhe në pronësi të miliarderit amerikan Warren Buffett, mori flakë në orët e para të së enjtes.
Fabrika, e cila prodhon aditivë të naftës, është klasifikuar zyrtarisht si një zonë me rrezik të lartë nga Bashkimi Evropian, për shkak të natyrës së rrezikshme të kimikateve që prodhon dhe ruan.
Ndërsa nuk raportohet për viktima, zjarri shkaktoi panik për vendasit kur shtëllungat e mëdha të tymit të zi, lëviznin drejt zonave të banuara.
Autoritetet thonë se nuk ka asnjë indikacion që tymi toksik është lëshuar në ajër, por një zyrtar vendas që foli për AFP tha që zjarri i fabrikës mund të ndoste lumin e afërt Seine.
Duke cituar median lokale, Euronews raportoi se kishte një “erë acrid” rreth vendit të flakës – një tjetër shenjë e mundshme që zjarri mund të përbënte një rrezik për zonën përreth.
Shkollat u mbyllën në Rouen dhe banorët në qytet, si dhe 11 bashki përreth janë paralajmëruar të qëndrojnë brenda – siç raportohet paraprakisht.
Në vitin 2013, një rrjedhje në fabrikë lëshoi tym, i cili kishte aromë si vezë të prishura. Era raportohet se u ndje kudo në Paris.
Dy vjet më vonë, më shumë se 2,000 litra vaj mineral nga uzina rrodhën në sistemin e kanalizimeve të Rouen.
?? ALERTE- Incendie de l’usine #Lubrizol #Seveso à #Rouen: des produits chimiques dangereux touchés. L’#incendie visible à des km. Établissements scolaires fermés, les habitants de 11 communes confinés. 200 #pompiers mobilisés, renforts en route de #Paris. pic.twitter.com/x00ifH7oCo
— La Plume Libre (@LPLdirect) September 26, 2019