Federata Turke e Futbollit është dënuar me një gjobë prej 50 mijë euro, për shkak të festimit të futbollistëve si ushtarë në sfidat ndaj Shqipërisë dhe Francës të vlefshme për eliminatoret e Europianit, të zhvilluara në datat 11 dhe 14 tetor.
Komisioni i Disiplinës të UEFA-s e ka cilësuar festimin e lojtarëve turq si një sjellje të papërshtatshme, me përmbajtje politike.
Përshëndetja ushtarake e Turqisë, ishte në nder të ushtarëve kurdë që po luftonin në Siri.