Një sasi e madhe lënde narkotike është zbuluar dhe sekuestruar në një furgon të braktisur në Fier. Zbulimi është bërë ditën e sotme në fshatin Kraps.
Në një mjet tip furgon, u gjetën dhe u sekuestruan rreth 310 kilogramë lëndë narkotike kanabis sativa.
Dyshohet se trafikantët kanë braktisur furgonin bashkë me kanabisin, pasi kanë pikasur se po ndiqeshin nga policia.
Grupi hetimor vijon hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve, ndërkohë që nuk bëhen me dije detaje të tjera.
(M.Q/Faxweb)