Një aksident i rëndë ka ndodhur në Fier, ku një zetor ka dalë nga rruga. Për pasojë ka mbetur i vdekur drejtuesi i mjetit, 62-vjeçari Llazar Pepo.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Levan, Fier, në një rrugë dytësore, Levan-Frakull.
Njoftimi i policise:
Fier
Informacion paraprak
Në datën 07.06.2018, rreth orës 19:40, në fshatin Levan, Fier, në një rrugë dytësore, Levan-Frakull, shtetasi Ll.P, 62 vjeç, banues në Levan, duke drejtuar mjetin bujqësor zetor me tre rrota, ka dalë nga rruga.
Si pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme drejtuesi i mjetit.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
(M.Q/Faxweb)