Gazetari Sokol Shameti ka reaguar ndaj temës së shumë përfolur ditët e fundit për ndalimin apo jo të filmave shqiptarë të prodhuar gjatë komunizmit. Sipas tij ndalimi i filmave të prodhuar “në komunizëm” është sa absurd aq edhe qesharak.
Më tej ai tregon se kjo situatë i sjell në mendje , “La vita è bella” të Benignit, që nga histeria anti-hebreje, një grup fashistësh kishin damkosur një kalë që po kulloste pranë një përroi me fjalët: “kalë çifut”.
“Ky propozimi për “ndalimin” e filmave të prodhuar “në komunizëm”, sa absurd aq edhe qesharak. Ja ta zemë se ramë dakord të ndalojmë këtë formë të veprimtarisë njerëzore të realizuar në një sistem të kaluar shoqëror ku jetonin shqiptarët. Po ç’do bëjmë me format e tjera? Do e ndalojmë edhe letërsinë e shkruar në komunizëm? Po muzikën e komunizmit, pikturën e komunizmit, arkitekturën e komunizmit, inxhinierinë apo pemëtarinë e komunizmit? Po zejtarinë, meteorologjinë dhe qëndistarinë e komunizmit? Po bujqësinë, kiminë apo rrobaqepësinë? Më kujtohet një detaj nga “La vita è bella” e Benignit. Nga histeria anti-hebreje, një grup fashistësh kishin damkosur një kalë që po kulloste pranë një përroi me fjalët: “kalë çifut””, shkruan Shameti.
Por këtij statusi nuk i ka munguar as reagimi i gazetarit Erald Kaprit, ku ky shprehet: Pse e pergjithëson Sokol. Nuk di që mediat në Itali të japin pa filter filmat e Cinnecita te Musolinit.
Sokol Shameti i përgjigjet: Jo, por di që “filtra” dhe retushime bëjnë vetëm diktaturat.
Më tej Kapri komenton: Ky i fundit thekson se filtrat objektive të jepen në kontekst dhe jo orar pa orar.
“Ndërro kanal nqs nuk do t’i shohësh. Ky është filtri objektiv. Lërini keto budallalleqe me “filtra” të caktuara nga zyrat e censurave”, u shpreh Shameti.
Pas komenteve edhe nga persona të tjerë Kapri shprehet në lidhje me këtë temë se qimja po bëhet tra. “Qimja tra, tamam”, shkruan Kapri. (J.V/Shuplaka)