Presidenti aktual i FSHF-së Armando Duka ka folur pak minuta më parë për zgjedhjet e sotme në FSHF. Duka është shprehur se futbolli shqiptar ka rregjistruar ngjarje të rëndësishme në drejtimin e tij.
“Përshëndes hapjen e punës në asamble. Mbi të gjitha duhet të fitojë futbolli. Koshient për atë që kemi arritur dhe për atë që duhet bërë. Futbolli shqiptar ka rregjistruar ngjarje të rëndësishme. “, u shpreh Duka.
Duhet të themi që Fino është shfaqur i pakënaqur nga protokolli që në fillim të asamblesë, pasi dy kandidatet (ai dhe Hala) u janë caktuar vendet nga fundi i sallës. Në shenjë mospajtimi Fino është ulur në fund fare të rreshtit të karrigeve së bashku me Sulejman Starovën. Kjo shihet qartë edhe në foton e mëposhtme.
Mësohet se Fino ka deklaruar se tre kandidatet duhet të ishin në pozicion të barabartë. Sipas tij Duka nuk duhet të ishte në krye dhe se kjo është mungesë respekti. (J.V/Faxweb)