Pas një iniciative të bërë publike nga Ministria e Brendshme për largimin nga puna të punonjësve te policisë që janë mbi 55 vjeçarë ka patur edhe reagime të shumta.
Kreu i Sindikatës së Punonjësve të Policisë, Sadedin Fishta gjatë një interviste për Fax News tha se ato si sindikatë nuk janë pyetur për projektligjin e ri të policisë.
Po ashtu Fishta, theksoi se nga ana teknike projektligji ka disa shkelje, pasi në të përcaktohet se titullari i institucionit mund të të largojë nga puna gjë që sipas tij është e paligjshme dhe antikushtetuese.
Fishta tha se fakti që kërkesa e titullarit të institucionit nuk parashikohet në ligjin e Policisë së Shtetit, kjo kërksë e titullarit nuk mund ta detyrojë një punonjës policie të heqë dorë nga detyra për shkak se ka mbushur moshën 55 vjeç.
“Mendoj se punimet e komisionit të Sigurisë për këtë projektligj ne si Sindikatë policisë duke marrë parasysh edhe vërejtet e punonjësve të policisë në lidhje me këtë projekt nuk jemi pyetur. Sindikata nuk ka marrë pjësëe në hartimin saj. Na lind e drejta që ne të japim mendimin tonë dhe e kemi shprehur që në dalje të këtij materiali. Në ndoqëm edhe diskutimin që u bë tek ky komison. Po ta shohim nga ana finacniare ka diçka pozitive pasi punonjësit e policisë përfitojnë nga dy ligjet, nga ligji për pensionin suplemtantare dhe nga ligji për përftimit financiar që do të jetë teke projektligji i ri. Dhe përfitimi është i barabartë më pagën neto kur të dalë në pension. Po ta shikojmë në këtë prizëm është pozitive si nisëm.
Po ta shohim nga ana teknike në mënyrën se si do të trajtohen këto punonjës policie që do të dalin për shkak se kanë mbushur moshën 55 vjeç këtu ka disa shkelje që edhe i kemi evidentuar. Një pikë që ne kemi vërejtur është kjo dalja në pension të parakohshëm sipas këtij ligji bëhet me kërkesë të punonjësit të ligjit, ose më kerkesë të titullarit të institucionit. Fakti që kërkesa e titullarit të institucionit nuk parashikohet në ligjin e policisë së shtetit dhe kjo kërksë e titullarit nuk mund ta detyrojë një punonjës policie të heqë dorë nga detyra për shkak se ka mbushur moshën 55 vjeç.
Heqja dorë nga titullari do të thotë se i shkelet një e drejtë kushtetuese punonjësit të policisë dhe një e drejtë ligjore. Ashtu siç shkelet edhe ligji i policisë që ka përcaktuar se në cilat raste nëj punonjës policie mund të largohet nga detyra që janë tre rasti kur mbush moshën e pensionit, rasti kur me kërkesë të punonjësit, ose kur shkurtohet limiti organik në shkallë vendi dhe kur del me reforma.”- tha Fishta.