Ditën e djeshme Majlinda Bregu fitoi postin e Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RÇ) një strukturë e cila është pjesë e Procesit të Bashkëpunimit në Europën Juglindore (SEECP).
Urimet për të kanë qenë të shumta, dhe nuk mund të mungonte as e bija, Kejda. Madje ajo ka shkruar edhe më tej, teksa ka publikuar një foto, ku shihet buzëqeshja e triumfit të Bregut.
Vetë Bregu në reagimin pas lajmit të fitores dje tha se merita i takon të gjithë shqiptarëve, ndërsa ka pasur dhe një falenderim për ministrin Ditmir Bushati.
(E.K/faxweb.al)