04:53 | 12/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Fituan 10 miliardë euro nga kanabisi. Ja ku i çojnë paratë”, Berisha ‘zbardh’ skemën e bosëve të drogës

17:31 | 11/05/2019
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Fituan 10 miliardë euro nga kanabisi. Ja ku i çojnë paratë”, Berisha ‘zbardh’ skemën e bosëve të drogës

Ish-kryeministri Sali Berisha ka organizuar një takim me të rinjtë evropianë demokratë të EDS-së, pak orë para protestës së madhe të radhës të opozitës shqiptare.

Në fjalën e tij Berisha është përqendruar në regjimin politik të vendosur sipas tij, i vetmi në Botë pothuajse i ngjashëm me atë të Venezuelës.

“Në Shqipëri është vendosur një regjim i ngjashëm me atë të Venezuelës. Jam përpjekur të gjej formën dhe kam biseduar dhe me politologë dhe si përfndim mund ta përkufizoj si kakistokraci, kakistos do të thotë ‘më e keqja”.

Një nga problemet më të mëdha që ka sot Shqipëria sipas Berishës është pushteti i bosëve të drogës të cilët pasi kanabizuan të gjithë Shqipërinë duke vjelë fitime prej 10 miliardë eurosh po i përdorin këto para për të blerë kokainë dhe për të pasuruar dhe më shumë bosët e drogës. Gjithashtu këto para sipas tij ndikuan në deformimin e rezultati zgjedhor në vitin 2017.

“Lexoni historinë e Panamasë të kuptoni se si u bëmë narkoshtet.

Norriega tradhëtoi idealet dhe vlera dhe u mor seriozisht me kanabizimin e vendit.

Gjëja e parë që bëri Rama është që emëroi ministër të brendshëm, njeriun që dërgoi miniskafin me drogë në Itali, Saimir Tahirin. Këtë skaf Tahiri, ua dha kushërinjve të tij, që janë një nga bandat më të rrezikshme në vend.

Për shkak se prokuroria italiane solli dosjen e kushëririt të ministrit dhe të vetë ministrit, u kërkua arrestimi i tij. Edi Rama një ditë tha do respektojmë dënimin, më pas nuk lejoi që të arrestohej. E mbrojti narko-ministrin e tij.

Më pas narko-shtetin e mori ministri tjetër, vëllai i të cili ishte i dënuar për transport droge nga Venezuela në Kolumbi.
Një gazetar investigativ ndërmori misionin për të vërtetuar nëse vëllai i këtij ministri merrej me drogë dhe zbuloi se kjo gjë ishte e vërtetë. Madje vëllai i këtij ministri po bënte sërish gati tonelatat e drogës.

Gazetari dhe Salianji janë në proces gjyqësor pasi ofenduan vëllain kriminal të ish-ministrit.

Kush erdhi pastaj?

Ai ishte një doktrinar i kanabisit dhe Shqipëria u mbush me kanabis edhe me këshillat e tij. Imagjinoni një ministër që u thotë me gjeni parcelat kur vetë konsiderohet si gjeneral-kanabisi.

Tashmë lekët e fituara në kanabis, bosët e drogës i përdorin për të blerë kokainë dhe për ti shitur në Shqipëri dhe në të gjithë botën“, tha Berisha. Faxweb.al

Pas

Sali Berisha takim me të rinjtë: Jam menduar gjatë, ja çfarë sistemi politik është vendosur në Shqipëri

Para

”Unë nuk do pija deri në tapëzim”, Braçe ”flakë për flakë” me Palokën: Ti përflet dhe miqtë e tu!

Para
‘’Nxehen gjakrat” para protestës/ Paloka-Braçes: Kur Erioni vë dorën në zemër për ligjin… (I kujton bandën e Aldo Bares)

''Unë nuk do pija deri në tapëzim", Braçe ''flakë për flakë" me Palokën: Ti përflet dhe miqtë e tu!

Discussion about this post

 



Të Fundit

Numërohen 10% e kutive të votimit në të gjithë vendin, PS kryeson me 82 mandate, PD 50 mandate. PSD forcë e tretë politike

PS kryeson në Gjirokastër pas numërimit të 61 kutive nga 198

PS kryeson në Durrës me mbi 1200 vota ndaj PD, nga 20 kuti të numëruara

Numërohen 46 kuti në Vlorë, PS kryeson me 5286 vota

Numërohen 23 kuti nga 245 në Lezhë, ja si paraqitet rezultati

Kukës/PD në avantazh ndaj PS, pas numërimit të 26 nga 139 kutive

Berat/Pas numërimit të 35 nga 275 kuti, PS kryeson me rreth 2000 vota më shumë se PD

PD në avantazh në Shkodër/Kryeson me rreth 400 vota pas numërimit të 29 kutive nga 405 gjithsej

Hapen 30 kuti nga 508 në total në Elbasan, sërish PS kryeson

PS kryeson në Vlorë pas numërimit të 41 kutive të para: 4,693 vota deri tani

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.