Duket se gazetari Ylli Rakipi, ka zhvilluar mbrëmjen e djeshme emisionin e fundit “Të paekspozuarit” në televizionin Top Channel, duke mbyllur kështu aventurën e tij në këtë televizion, të paktën për këtë sezon.
“Ky ishte emisioni i fundit. Faleminderit që na keni ndjekur bashkë me ato probleme që mund të kemi pasur. Gjithsesi Ju faleminderit! Natën e mirë!”, u shpreh moderatori në fund te emisionit.
Nuk dihet nëse Rakipi i ka mbyllur përfundimisht marrëdhëniet me ‘’Tch”, pasi edhe më herët ka pasur përplasje mes tij dhe Ben Blushit, ky i fundit ka nisur procesin e ndryshimeve të mëdha në ekranin e tij.
Plus nëse rezulton që Fevziu do të largohet nga Klan atëherë vendi i Rakipit do të zihej nga ai. E enjtja vijon të jetë dita e javës më së shumti e luftuar nga ana e drejtuesve të emisioneve politike.
(E.K/FAXWEB.AL)