06:29 | 24/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Te Gjitha

Fjalimi i Gertës, anëtarja e kryesisë së PD-së: Nuk u emocionova por u revoltova shumë!

19:43 | 30/09/2017
në Te Gjitha
0
Fjalimi i Gertës, anëtarja e kryesisë së PD-së: Nuk u emocionova por u revoltova shumë!

Anëtarja e kryesisë së PD-së Nevila Xhindi ka reaguar në lidhje me fjalimin e Rogerta Lokut në Kuvend e cila emocionoi mjaft me fjalët e saj duke kërkuar gjërat më bazike për fshatin.

“Ujë, rrugë, qendra shëndetësore, asgjë tjetër”, tha ajo nga foltorja e Kuvendit.

Në lidhje me këtë Nevila Xhindi shkruan se nuk u emocionua pasi janë të vërteta të ditura, kështu sipas saj Rogerta-t janë shumë saqë nëse i sjellim të gjitha në Kuvend nuk mjaftojnë as 365 ditë për 24 orë.

“Fatkeqësisht Rogerta nuk më impresionoi, sepse nuk tha e nuk dëgjova asgjë që nuk e di e që më zë sytë përditë, por u revoltova shumë”, shkruan ndër të tjera Xhindi.

REAGIMI:

Rogerta-t e vërteta që na zënë sytë çdo ditë.

Rogerta Loku dhe fjala e saj e vërtetë nuk i shpëtoi veshëve e syve të lajmeve në portale si çudi e madhe. Donin me patjetër të prodhonin neës, të na mallëngjenin, të impresionoheshim nga normaliteti i saj, hallexhie, një perfaqësuese e gjithë Shqipërisë.

Mirditores së mirë dhe punëtore iu dha rasti të fliste në foltoren e parlamentit, si pjesë e një projekti për të promovuar politikat rurale, mbështetur dhe nënkujdesin e Kryetarit të radhës së Parlamentit, siç patën bërë edhe paraardhësit e tij, sepse shpesh në atë sallë e në atë foltore janë bërë projekte të tilla me fëmijët, studentët e gratë në sebepe festash apo ditësh përkujtimore.

Mu duk krekt e zakontë Rogerta, gati gati sikur e kisha dëgjuar apo lexuar prej vitesh në artikuj gazetash e në parlament këtë fjalën e saj, hallet, dëshpërimin e sinqertë të saj që askush nuk të dëgjon se të gjithë merremi me fasadë. Nuk u çudita nga asgjë ajo tha, madje jam e çuditur nga të çuditurit! Kjo është Shqipëria! Rogerta-t në versionin fëmijë, studentë apo grua e dëgjon me halle plot kudo të shkelësh në pallat, lagje,rrugë, qytet kudo në shtetin Shqipëtar.

Po emisionet e TV- ve me ato hallet shqiptare ku me zë e figurë tregohet sa të dëshpëruar jemi me të sotmen e të ardhmen, i ndjekin këto të impresionuarit nga Mirditorja e vërtetë?

Ndoshta u prekën nga lotët? Mbase, por lotë ka kudo dhe dhimbje mbijetese! Pyesni ato të Fundjavës Ndryshe se mbase atyre nuk u ka shkuar ndermend të bëjnë një projekt të tillë që gjithë hallexhinjtë ti nxirrnin në foltoten e parlamentit. Po do ishin shumë more, aq shumë sa nuk do dilnin 365 ditë x 24 ore.

Në fakt këtë punën e së vërtetës shqiptare dhe zgjidhjen e tyre janë të supozuar ta bejnë deputetët tanë, ndaj mos i sillni Rogerta-t deri në parlament, se janë shumë,por shkoni ju atje se jeni vetëm 140 deputetë që Rogerta-t shqiptare u kanë votuar ti përfaqesoni.

Fatkeqësisht Rogerta nuk më impresionoi, sepse nuk tha e nuk dëgjova asgjë që nuk e di e që më zë sytë përditë!

..por u revoltova shumë!

(B.H/Shuplaka)

Pas

Ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, italiani kapet në Durrës me dokumente false

Para

Shqipëria shanse për të shkuar në Botëror? FIFA mund të dënojë Spanjën për referendumin

Para
Shqipëria shanse për të shkuar në Botëror?  FIFA mund të dënojë Spanjën për referendumin

Shqipëria shanse për të shkuar në Botëror? FIFA mund të dënojë Spanjën për referendumin

Discussion about this post

 



Të Fundit

Derbi i Stambollit për Skriniar, Fenerbahçe përmirëson ofertën

E paprecedentë në Durrës, ‘zhduket’ jahti nga vendi ku ishte ankoruar! Pas denoncimit nga pronari, mjeti lundrues shfaqet papritur duke u kthyer

Trump sulmon mediat e njohura amerikane: Objektivat iraniane u shkatërruan plotësisht, lajmet e rreme po përpiqen të na poshtërojnë

Tregtia e armëve me Ukrainën, Rusia pret shpjegime nga Beogradi: Raporti tepër shqetësues

Konflikti në Lindjen e Mesme! Kaja Kallas: Të gjitha palët duhet të bëjnë një hap prapa dhe të kthehen në tryezën e negociatave

Gjetën armë në pronën në veri, Sveçla: Do të arrestojmë politikanin serb Arsenijeviç

Makina del nga kontrolli në Shkodër, përplasje me mjet tjetër, dy persona në spital

Thirrja e Ministrisë së Jashtme: Kujdes i shtuar për shqiptarët në vendet e Gjirit Persik

Blendi Gonxhja pret në takim menaxherin e ri të Bankës Botërore për Shqipërinë! Ministri: Diskutuam mbi avancimin e disa projekteve strategjike që do të ndikojnë në rritjen ekonomike

Trump i përgjigjet kërcënimit të zyrtarit rus për furnizimin e Iranit me armë bërthamore: Kjo është arsyeja pse Putin është shefi

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.