Edmondj Tupja vjen me një libër të ri. Këtë herë në të janë të përfshira Lulet, frutat dhe perimet. Shkrimtari Tupja boton me “Pegin” librin “Fjalor erotik frutash, lulesh e perimesh”.
Siç shihet edhe nga titulli i këtij fjalori, autori ka përfshirë në të lulet, frutat dhe perimet, duke u përpjekur, jo vetëm të vërë në dukje tiparet erotike të këtyre tri kategorive, por edhe të provojë se, nga ana fonetike, shpesh emrat e tyre shpalosin ose krijojnë një atmosferë erotike, për të cilën rrëfen edhe një ngjarje krejt të imagjinuar.
Nëpërmjet këtij libri autori ka pasur si të shpalosë disa shprehi apo gjeste të përhapura të kulturës sonë, i ka vendosur ato në kontekste sa erotike, po aq edhe gazmore apo satirike, duke paraqitur kështu një pjesë të rëndësishme e të lashtë, sa edhe të censuruar, në letrat shqiptare. Tupja si qëllim të publikut të tij ka me këtë libër lexueset dhe lexuesit e rritur. (J.V/Shuplaka)