Sekretari i Përgjithshëm i PD-së së Rithemelimit, Flamur Noka në një bisedë me qytetarët e Kolonjës është shprehur se zona nuk zhvillohet pasi pushteti nuk e ka mendjen për ta zhvilluar. Ai ka hedhur akuza ndaj ndaj kryebashkiakut Erion Isai duke thënë se është i shkurtër nga shtati, por i gjatë nga babëzia.
“Në biseda me qytetarët e Kolonjës do shohësh një trishtim të madh, varfëri të tejskajshme, ku e ka zhytur ky regjim. Njerëzit janë më shpresë të vrarë, nuk shohin perspektivë dhe kjo është më shumë sesa një dramë për shoqërinë.
Zonat nuk zhvillohen sepse ky pushtet nuk i e ka mendjen për ta zhvilluar. Ky Erioni këtu 1.30 cm është i shkurtër nga shtati, por i gjatë nga babëzia.
Këta miq nuk janë pushtetarë, por grabitqarë. Nuk janë ulur në karrige të shtetit për të qeverisur. Janë plaçkitës dhe misioni i tyre ka qenë vetë plaçkitja.
Më tej dëshpërimi thellohet dhe më shumë sepse nuk ka gjë më dëshpëruese sesa një shoqëri të ndodhet gjithmonë përballë padrejtësisë”, tha Noka.