12:45 | 15/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Flamurtari mposht Tiranën, Partizani – Kukësi ndahen në barazim pa gola (VIDEO)

17:03 | 06/12/2016
në Sport
0
Flamurtari mposht Tiranën, Partizani – Kukësi ndahen në barazim pa gola (VIDEO)

Kanë përfunduar dy takimet e javës së 14-të të Superiores. Partizani dhe Kukësi janë ndalur në barazim pa gola në “Elbasan Arena” ndërsa në Vlorë vendasit  kanë triumfuar  1-0 ndaj Tiranës së Mirel Josës.

Kukësi grumbullon një pikë të vlefshme që e mban në krye me Skënderbeun me 28 pikë, ndërsa Partizani qëndon në të 3-in më 25 pikë. Verilindorët tregojnë edhe njëherë se janë një skuadër për tu mundur dhe pretendentë kryesor për titull, pasi regjistrojnë javën e 14 pa pësuar humbje.

Sfida në Elbasan ka dhuruar emocione, volum loje, raste të humbura dhe të dyshimta, por takimi mbyllet pa gola.

Të kuqtë shënojnë një gol të rregullt me Ekuban në minutën e 4′ të ndeshjes, por gjyqtari akordon pozicion jashtë loje. Ndërkohë që nuk kanë munguar dhe rastet e tjera të dyshimta për të dy skuadrat. Miqtë kanë protestuar për një penallti të padhënë nga Jemini kur Kalari shtyn me duar Pejiç brenda zone.


Partizani – Kukësi 0-0 

Golat: S’ka

Formacionet

Kukësi: Koliçi, Imami,Shameti, Alla, Hallaçi, Musolli, Hasani, Lena, Emini, Karioka, Pejiç;
Trajner: E. Gjoka

Partizani: Hoxha, Ibrahimi, Malota, Atanda, Kalari, Ramadani, Batha, Trashi, Vila, Bardhi, Ekuban; Trajner: S. Starova

Gjyqtar: L.Jemini

Rastet 

04′ Partizani shënon një gol të rregullt por anullohet nga gjyqtari.
14′ Partizani tenton nga distanca me Vilen por pa rezultat.
19′ Të kuqtë kanë pasur një tjetër shans për të gjetur golin e avantazhit me anë të dyshes Bardhi – Vila,por nuk shfrytëzojnë siç duhet lojtarët kryeqytetas.
21′ Kukësi shënon dy raste të njëpasnjëshme në portën e Hoxhës. është Pejiç i cili merr një top brenda zonës dhe gjuan drejt portës por pret Hoxha. Vetëm një minutë më pas është Atanda që shpëton mrekullisht një gol të sigurt të verilindorëve.
24′ Partizani shfaqet më i rrezikshëm, qarkullon topin, krijon aksione por nuk finalizon.
33′ Trashi godet me të majten drejt portës por pret Koliçi.
40′ Trashi, Bardhi dhe Ekuban kërcënojnë portën e Koliqit por nuk finalizojnë.
44′ Goditje dënimi për Partizani, e ekzekuton Trashi, topi devijohet nga Vila me kokë por pret Koliçi.
Akordohen dy minuta shtesë.
Mbyllet pjesa e parë 0-0.
Starton fraksioni i dytë i takimit mes Partiznait dhe Kukësit.
47′ Kukësi e nis mirë pjesën e dytë, tenton me Pejiç, por kroati gjuan lehtësisht, asnjë rrezik për Hoxhë.
50′ Aksion i Kukësit, dyshja Pejiç- Emini tentojnë të depërtojnë në zonë por largon Malota.
53′ Partizani provon me Ekuban, i cili driblon me mjeshtëri dy nga lojtarët e Kukësit por rrëzohet.
58′ Aksion i të kuqve, Bardhi gjuan me kokë, rrëmujë në zonë por largojnë verilindorët.
60′ Starova aktivizon Azubel në vend të Bardhit.
63′ Kros për Pejiç në zonë, por pengohet nga Kalari. Protestojnë verilindorët.
68′ Kukësi provon me Pejiç dhe Lenën por pa rezultat.
69′  Trajneri Gjoka hedh në fushë një tjetër lojtar për të përforcuar sulmin. Del Musolli, futet Greca.
75′ Kros për Filin në të majtë, por nuk arrin të kontrollojë topin. Ka nervozizëm në fushë Rangel përplaset me Vilën, por gjyqtari qetëson situatën dhe lejon vazhdimin e lojës normalisht.
77′ Aksion i bukur i Partizanit. Ekuban pason për Bathën në të djathtë i cili gjuan fuqishëm drejt portës por topi përfundon jashtë kuadratit.
79′ Shans i artë për Ekuban, i cili ka një rast të artë për të shënuar i vetëm përballë portierit, gjuan por topi përfundon mbi kuadratin e portës. Gjoka hedh Lushtakun në fushë, del Karioka.
87′ Greca provon nga distanca por pret Hoxha.
Akordohen 3 minuta shtesë.
90′ Fili godet nga distanca, por devijon Koliçi.
Mbyllet takimi në “Elbasan Arena”, Partizani – Kukësi 0-0.

flamurtari-tirana-gol-shkodra

Flamurtari arrin të mposhtë Tiranën me rezultatin minimal 1-0. Ka qenë Donjet Shkodra që i ka dhënë 3 pikë të arta vendasve.

Pavarësisht disavantazhit bardheblutë tentojnë vazhdimisht të gjejnë golin e barazimit me anë të Takut dhe Likës por nuk ja dalin të finalizojnë me sukses. Sikur të mos mjaftonte goli i pësuar, kryeqytetasit mbeten me 1o lojtarë, pas daljes me të kuq të Vucajt, i cili penalizohet nga gjyqtari për goditjen ndaj Alveshit.

Vendasit administrojnë mjaft mirë rezultatin duke mbyllur çdo aksion të miqve.

Me këtë fitore Flamurtari ngjitet në vendin te 7-të më 13 pikë, ndërsa Tirana qëndron në të 4-in me 22 të tilla.

Flamurtari – Tirana 1-0
Golat: Shkodra 42′

Formacionet

Flamurtari: Frashëri, Berisha, Veliu, Beqaj, Rniç, Kuqi, Shehaj, Shkodra, Galiç, Danilo Alvesh, Bushiç; Trajner: G. Mezani.
Tirana: Lika, Kërçiku, Muça, Domgjoni, Hoxhallari, Daja, Akua, Vucaj, Taku, Moise, cisse; Trajner: M. Josa.

Rastet

02′ Pas startimit të takimit në stadiumin e Vlorës janë fikur dritat në stadium, ndërsa vetëm 3 minuta më pas janë rikthyer.
31′ minuta lojë, nuk ka gola në Vlorë, të dy ekipet provojnë të gjejnë hapësirë në portën kundërshtare.
39′ Tirana luan mirë, qarkullon topin dhe tenton të gjejë avantazhin por nuk
41′ GOL! Flamurtari shënon golin e parë. Kros nga qendra në të majtë për Donjet Shkodrën i cili gjuan fuqishëm drejt portës dhe mposht portierin Lika duke i dhënë avantazhin skuadrës 1-0.
Akordohen 2 minuta shtesë.
47′ Tirana kthehet në fushë më në formë dhe tenton të gjejë barazimin, por mbyllin mirë vendasit.
49′ Danilo Alvesh tenton të dyfishojë shifrat por topi përfundon mbi kuadrat.
51′ Aksion i Tiranës, kros për Gilman Likën në të majtën i cili gjuan drejt portës por topi ndalet në shtyllë.
64′ Një super gjuatje nga Alvesh drej portës së Tiranës por pret Lika.
69′ Tirana kërkon të gjejë golin e barazimit, ndërton aksione por nuk ja del të finalizojë, pasi vendasit adminitrojnë mirë avantazhin.
73′ Tirana mbetet me 10 lojtarë, pas daljes me të kuq të Erjon Vucaj. Futbollisti penalizohet nga gjyqtari pas goditjes ndaj brazilianit Alvesh.
77′ Lika pason nga e majta në zonë aty ku gjendet Taku dhe gjuan fuqishëm drejt portës por topi përfundon jashtë kuadratit.
80′ Josa aktivizon Muzakën, del Kërçiku.
87′ Tirana kërkon me ngulm golin e barazimit por vlonjatët tregohen të vëmdeshëm të mbyllin çdo aksion të bardhebluve.
Akordohen 5 minuta shtesë.

 

Etiketa: flamurtarijava 14kukesiPartizanisuperioreTirana
Pas

I riu nga Kurbini kapet mat me 20 kilogramë drogë, e transportonte me makinë

Para

Shoqata e Teknikëve të Mjekësisë Laboratorike në protestë, kundër koncensioneve

Para
Shoqata e Teknikëve të Mjekësisë Laboratorike në protestë, kundër koncensioneve

Shoqata e Teknikëve të Mjekësisë Laboratorike në protestë, kundër koncensioneve

Discussion about this post

 



Të Fundit

Dështon për herë të 47-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës

Aksident i rëndë në Elbasan/ 62-vjeçari humb jetën, arrestohet drejtuesi i dehur i mjetit

Danimarka gati të financojë dërgimin e sistemeve Patriot në Ukrainë, ministri i jashtëm danez: Po bëjmë pjesën tonë

Dy të mitur të zhdukur në 24 orë në Durrës, policia në kërkim të 17-vjeçares dhe 11-vjeçarit

Vau i Dejës, japin dorëheqjen tre nënkryetarë, pesë administratorë dhe të gjithë drejtorët e bashkisë

Urdhri i kryeministrit, vijojnë dorëheqjet e drejtorëve dhe administratorëve të disa bashkive në vend

Situata e zjarreve në vend/ 4 vatra ende aktive, mbi 290 ha të djegura

E rëndë në Koplik/ Po punonte për hapjen e pusit të ujit, 55-vjeçari aksidentohet dhe humb jetën

Rreh gruan dhe 2 familjarë të saj, arrestohet tropojani

Zjarri përfshin një banesë dykatëshe në Fier raportohen vetëm dëme materiale(PAMJE)

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.