17:38 | 08/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Flasin prindërit e të miturës nga Kavaja: Mos e paçit rrisk këtë që më ka ndodhur mua!

18:29 | 08/02/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Flasin prindërit e të miturës nga Kavaja: Mos e paçit rrisk këtë që më ka ndodhur mua!

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali është takuar ditën e sotme me familjarët e vajzës së mitur nga Kavaja e cila u abuzua seksualisht nga 7 adoleshentë.(LEXO KËTU)

“Kjo që më ndodhi mua mos ti ndodhi asnjërit! Mos e paçit këtë rrisk. Uroj që vajza ime të jetë e fundit që i ndodh kjo gjë. I bëj thirrje mediave, nëse jam plagosur një herë ju lutem mos me plagosni për së dyti. Më lejoni ta përballoj me forcat e mia dhe njerëzit që më kanë mbështetur”- tha ndër të tjera i ati.

Kujtojmë se qeveria ka reaguar disa ditë me vonesë për ngjarjen e rëndë që ndodhi në Kavajë, ndërkohë që u bë publike vetëm pas denoncimit nga ish-kryeministri Sali Berisha në Facebook.

Po ashtu edhe nga policia nuk ka patur një deklaratë zyrtare për ngjarjen e rëndë. Për këtë ngjarje 7 të mitur janë dënuar nga Gjykata e Durrësit pasi akuzohen se kanë kryer marrëdhënie me 13-vjeçaren kundrejt presioneve dhe shantazheve që asaj i bëheshin me një video intime.

Biseda e plotë

Spiropali: Unë erdha sepse ti i pari erdhe në zyrën time, edhe unë të falënderoj nga zemra që pate guximin që u tregove aq fisnik dhe tregove situatën dhe si e përballove familjarisht.

Babai i vajzës së dhunuar seksualisht: Kjo që më ndodhi mua uroj që mos t’i ndodhi asnjërit. Të jetë një mësim jashtë zakonisht i veçantë për të gjithë prindërit e republikës së Shqipërisë.

Falënderim shumë të veçantë, jam shumë mirënjohës Agjencisë Shtetërore të Mbrojtjes së Fëmijëve, sepse më kanë mbështetur në takimet me psikologët. Po kështu një ndihme të madhe ka dhënë dhe ministrja e Shëndetësisë. Si vajza ime dhe si shumë të tjerë, i uroj mbarësi në jetë se kam një vajzë shumë inteligjente, me nota shumë të mira, kam një vajze që ka një kurajo që nuk mund ta përshkruaj unë si prind.

Spiropali: Kjo që the është shumë prekëse, një bana që i qëndron vajzës së tij deri në fund dhe është një mesazh për të gjithë prindërit. Është dhe për ato mesazhet që jepen shpesh nëpër ekrane që në vend që të jenë edukuese janë rrënuese. Edhe me shpirt që këtu në këtë shtëpi me këtë fisnikëri jeni një shembull për të gjithë.

Babai i të miturës: Nëse më lejoni dua tu bëj dhe një thirrje mediave, nëse jam plagosur një herë, ju lutem mos më plagosni sërish. Unë kam mbyllur çdo ekran televizori, çdo ekran Facebook-u, prandaj ju lutmë me shpirt ju mediave, keni fëmijë vet mos ju raft ky rast asnjërit, por ju lutem mbylleni njëherë e përgjithmonë këtë problem. Me lejoni që ta përballoj me forcat e mia dhe me njerëzit e mi që më kanë mbështetur dhe do më mbështesni deri në fund. Ju falënderoj për mirëkuptimin, mos e paçi këtë rriskë, kjo që më ndodhi mua qoftë e para dhe e fundit.

Gjyshi:Dhe unë gjithashtu duke dëgjuar në media çdo lloj komunikimi, do të thotë se kanë rënd edhe politikë dhe media në një lloj niveli, jo të një të miture, por unë e quaj foshnje dhe nuk ke kuptoj pse po e vazhdojnë tragjedinë e mbesës sime. Prandaj i bëj thirrje të gjitha mediave, i bëj thirrje të gjithë politikës të mos merren me një foshnje por të shikojnë që i kanë sipas përkatësisë së tyre.

Spiropali: Ne duam ta ndihmojmë deri në fund dhe e kam porozi nga Kryeministri që nëse vajza do të ndjek shkollë këtu, në kolegj apo të shkoj jashtë kudo që të jetë  ne do ta ndjekim për t’i siguruara bursë që ajo të zhvillojë të gjithë potencialit të saj e pandikuar nga kjo ngjarje. Jam e sigurt që do shkëlqej, është vajzë me shumë kurajë, është vajzë e shkëlqyer me nota, që ndjek gjithë të huaj që lexon ne duama të investojmë në shkollimin e saj.

(M.Q/Faxweb.al)

Etiketa: e mituraElisa SpiropaliKavajeprinderit
Pas

“Korça në shtetrrethim”, denoncimi: Studentët ndalohen të futen në takim me Ramën!

Para

1 vit protestë, Liçaj: Teatri Kombëtar ka shpëtuar, por beteja nuk mbaron këtu!

Para
1 vit protestë, Liçaj: Teatri Kombëtar ka shpëtuar, por beteja nuk mbaron këtu!

1 vit protestë, Liçaj: Teatri Kombëtar ka shpëtuar, por beteja nuk mbaron këtu!

Discussion about this post

 



Të Fundit

Shkodër/ Mbytet kapiteni i anijes turistike gjatë përpjekjes për të shpëtuar dy turistë

Episod i ri mes Macron dhe Brigitte, Zonja e parë e Francës nuk i jep dorën bashkëshortit teksa ajo zbret nga avioni në Londër

Akuza për persekutim ndaj grave, Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshon urdhër-arreste për liderët talibanë

Lojtari i Realit: Shpresoj të qëndroj këtu, Madridi planet tjetër

Shqipëria U-15, zgjidhet trajneri i ri i përfaqësueses

Ksamil/ Qarkullonte me pistoletë me municion luftarak në automjet, vihet në pranga 31-vjeçari

Edi Rama nuk i kursen as drejtorët e bashkisë së Fierit, kërkon shkarkimin e tyre nga detyra

Francë/ Zjarr në aeroportin e Marsejës, anulohen disa fluturime

Ervin Salianji nuk humbet kohë, njofton konferencë për mediat në selinë e PD. Ish-deputeti i rikthehet jetës politike

Republika Sërpska ndan 22 milionë euro shtesë për lobim në SHBA

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.