Avokatët mbrojtës të pesë personave të akuzuar për korrupsion, mes të cilëve është edhe gjyqtarja Mimoza Margjeka me bashkëshortin e saj, kanë folur para medieve duke thënë se vendimi i GJKKO është marrë jashtë dyerve të gjykatës.
“Nuk ka prova. Këtu nuk ka çështje. Çështja është marrë nga një trup gjykues me tre anëtarë, dhe procedohet nga një anëtar. Nuk mundet absolutisht që të zbatohet një masë represive e tillë. Në një procesverbal transkripti, enkas Gjykata kur ka dhënë masën, dhe nuk e ka referuar, ku individit të përgjuar flet me avokaten, dhe thotë se ka mbaruar punë.
Prokuroria ka mbajtur qëndrim të drejtë, është indicie që s’provohet. Por kur për Arben Carën dhe Mimoza Margjekën s’ka indicie, si i penalizon. Ne do të ndjekim rrugën ligjore. Çështja është brenda ligjit”, thanë ata.
Kujtojmë se GJKKO ka lënë në fuqi vendimin e mëparshëm, duke lënë masën “arrest shtëpie” për gjyqtaren Mimoza Margjekaj dhe avokatin Skënder Demiraj. Ndërsa bashkëshorti i gjyqtares Arben Cara dhe dy të tjerë të përfshirë në skemën e korrupsionit janë lënë në burg.