Bota e futbollit është shqetësuar për kushtet e portierit të Kombëtares Shqiptare dhe të Spal-it, Etrit Berisha.
Portieri shqiptar, në fakt, siç komunikoi klubi emilian, u shtrua në spital për ndjekje mjekesore, pas situatës së përkqequar të shëndetit të tij.
Siç raportohet, “Gardiani” i kombëtares shqiptare ka qenë pozitiv me Koronavirusin që nga 27 nëntori, ndërkohë që sot ka bërë me dije se gjendja e tij shëndetësore është e mirë.
Në ‘inst-story’ futbollisti i Spal ka shkruar: “Përshëndetje të gjithëve. Desha t’ju informoj se kontrollet që kam pasur dje kanë shkuar gjithçka mirë, Ju falenderoj të gjithëve për mesazhet. Shihemi së shpejti”, shkruan Berisha në “Instagram”.