Përdhunimi i Blerim Bizgjonit ndaj të miturës 13-vjeçare për një periudhë 1-mujore në fshatin Vërshovë të Pogradecit është ngjarja që tronditi mbarë opinionin publik në Shtator të këtij viti. 13-vjeçarja qëndronte në shtëpinë e Bizgjonit se familja e saj jetonte në kushte të vështira ekonomike, ndërsa babai i saj thoshte se arrinin të mbijetonin me 50 mijë lekë të vjetra në muaj.
Nëna e të miturës ka folur për “Shqipëria Live” duke treguar se ishte vajza e Blerim Bizgjonit, shoqe e të miturës, e cila arriti të zbulonte gjithçka dhe ta bindte për tu dorëzuar në polici. Nëna e vajzës thotë se Bizgjoni i kishte thënë që donte ta fejonte me djalin e xhaxhait, ndaj nuk i shkonte në mendje një ngjarje e tillë kaq e rëndë.
“Ka qëndruar 1 vit atje, unë kam motrën në Kalivaç dhe ai e kishte marrë në punë. Erdhi në shtëpi e respektuam e qerasëm. Ajo ishte e shqetësuar, por nuk e tregonte, më thoshte mami jam mirë. I lutesha vajzës të më tregonte, më tha se pse nuk më ndihmuat kur kisha nevojë për ndihmë, shoqja i thoshte që çfarë i keni bërë babait, por ajo kishte frikë të tregonte. Shoqja i kishte zgjidhur duart e këmbët atë natë. Ajo është në Korçë, kam një muaj që nuk kam komunikuar.
Atij nuk do t’ia falim, na preu në besë. Ai na tha që donte ta fejonte me djalin e xhaxhait të tij. Ai i bleu veshje, boks, por pasi ndodhi denoncimi na i morën. Djali na tha që vajza të mbaronte shkollën e më pas ta merrte në Greqi. Ne nuk ishim dakord që vajza të fejohej, duhej të mbaronte klasën e 9-të, ai ishte djalë i mirë ishte punëtor”, tha nëna e saj.
Fax News ka zbuluar më herët detaje rreth ngjarjes trònditëse. Bashkëshortja e Blerim Bizgjonit, të ákùzuarit për abùzim s*ksual ndaj të miturës, ka hùmbur aftësinë për të folur pas një áksídenti. Burime për Fax News bëjnë të ditur se kur dhùnuesi e detyronte të miturën të shkonte pas mesnate në dhomën e tij, bashkëshortja ka qenë prezente dhe ka parë gjithçka.
E dhùnuara ka guxuar ta denòncojë në pòlici duke zbuluar se Ditën e Bajramit autori e kishte mbajtur deri në 4 të mëngjesit dhe atë natë ábùzoi s*kskualisht. E kishte kërcènuar se do e hidhte nga ballkoni dhe e përdhunonte çdo ditë.
Vajza është shprehur se ka qenë nën prèsion dhe kërcènim dhe e denoncoi pasi arriti të siguronte kontakt me një oficer pòlicie. Ajo u shpreh se nëse kjo situatë do vazhdonte, do shkonte deri në vetëvrásje. (A.M/Faxweb.al)