04:32 | 26/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Flet shqiptarja që zhduk verbërinë: Terapia e gjeneve mund të rikthejë shikimin te njerëzit

17:59 | 23/08/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Flet shqiptarja që zhduk verbërinë: Terapia e gjeneve mund të rikthejë shikimin te njerëzit

Profesorja shqiptare, Majlinda Lako është pjesë e një ekipi amerikan shkencëtarësh, të cilët me studimin e fundit të bërë, i kanë dhënë shpresë të gjithë personave që kanë humbur shikimin pjesërisht apo që janë verbuar tërësisht.

Në lidhje me Skype për Faxnews, Majlinda zbuloi edhe detajet e këtij studimi. Ajo tha se  fillimisht Shkencëtarët e Institutit Nacional të Shëndetësisë kanë arritur t’u rikthejnë shikimin disa minjve të verbuar, duke i dhënë shpresë se kjo metodë  në të ardhmen do të përdoret edhe tek njerëzit.

“Nëpërmjet manipulimëve gjenetike kemi bërë të mundur funksionimin e retinës artificiale. Retina artificiale është një organ që është në gjendje t’i përgjigjet impulseve të dritës. Për momentin këto aplikime janë bërë te minjtë, përpara se te aplikohet te njerëzit, ne duhet të bejmë disa trajtime të tjera. Në 5-10 vite kjo metotë do të mund të aplikohet te njerëzit.

Për fëmijët është diçka më e mirë sepse kapet problemi në një moshë më të hershme. Çdo gjë varet nga problemi gjenetik dhe historia e familjes”, u shpreh Lako.

E pyetur nëse ky studim mund të vijë edhe në Shqipëri, Lako u shpreh se edhe mund të arrihet, duke qenë se në Shqipëri ka goxha klinika të mira që mund të bëjnë ndërhyrje në shikim.

“Në Shqipëri ka goxha klinika të mira që mund të bëjnë ndërhyrje në vizualitet dhe kanë mjaft pajisje të mira”, tha ajo.

Majlinda ka qenë studente në Fakultetin e Shkencave të Natyrës (Tiranë) në degën Biokimi Gjenetikë, më pas është zhvendosur në Angli për të ndjekur masterin dhe dokturaturën, dhe siç zbulon edhe vetë ajo ky studim ka qenë ëndërr e saj.

“Për mua është një ëndërr, që kur kam qenë e re kam kërkuar të sjell risi për njerëzit. Për mua retina është diçka më e komplikuar. Kam bërë studimet në FSHN Biokimi dhe Gjenetike më pas kam bërë masterin dhe dokturaturën në Angli.  Do inkurajoj studentët të ndjekin ëndrrat e tyre sepse çdo gjë është e mundur”, tha ajo.

 

Pas

Kufijtë/ Kryetari i Komunës së Preshevës: Nuk lëmë asnjë shqiptar në Serbi, s’do ketë ndarje të luginës. Çfarë i kërkova Bushatit

Para

Milan St. Protiq: Elitës serbe i mungon guximi politik

Para
Milan St. Protiq: Elitës serbe i mungon guximi politik

Milan St. Protiq: Elitës serbe i mungon guximi politik

Discussion about this post

 



Të Fundit

Shpërthen vatër e re zjarri, flakët përpijnë kodrat e Molungut në Rubik. Nuk hyn dot zjarrfikësja

Aksion me urdhër të SPAK, ushtrohen kontrolle dhe jepen urdhër arreste për dy të dyshuar për trafik droge

Shefi i komisariatit të Delvinës digjet gjatë aksionit për shuarjen e zjarrit, vizitohet në QSUT nga drejtori i policisë Ilir Proda

Avokatët e Veliajt kërkesë Burgjeve: Na jepni informacion mbi trajtimin mjekësor dhe masat e sigurisë gjatë shoqërimit në spital

Kryen kursin 12 specialistë nga SPAK dhe Policia, Ambasada Amerikane në Tiranë: Ekspertiza në teknologji, thelbësore për hetimet kibernetike

Aksident i rëndë në Sarandë/ Citroeni i pret rrugën motorrit, i plagosuri 27-vjeçar niset me helikopter drejt Tiranës (EMRI)

Tarifat tregtare me BE-në, Ursula von der Leyen dhe Donald Trump takohen të dielën në Skoci

Të dielën zgjedhjet në Venezuelë/ Maduro bën thirrje për votim masiv, por opozita e quan atë një farsë

“Italia nuk është gati të njohë Palestinën”, Tajani: Jemi për paqen, jo për fitoren e njërës palë mbi tjetrën

“Nuk ka rëndësi ajo që thotë ai”, Trump hedh poshtë planin e Macron për ta njohur Palestinën si shtet

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.