Vetëm pak kohë pas publikimit të këngës “Nallane 2” në bashkëpunim me Dj. Vicky, këngëtari Flori Mumajesi vjen me një tjetër projekt muzikor, kësaj radhe në bashkëpunim me Shkurte Gashin sjell “Tu luta”.
Kënga e llojit baladë, mund të cilësohet si një ndër baladat më të mira të këtij viti dhe që pritet të korrë të njëjtin sukses si këngët e Florit.
Në qendër të këngës është një histori dashurie e përfunduar, ku pavarësisht lutjeve të vazjës, dy të rinjtë nuk bashkohen.
Projekti muzikor mban firmën e “Threedots Production”, me muzikë dhe tekst të vetë Flori Mumajesit. (XH.A/SHUPLAKA)
Discussion about this post