21:46 | 03/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

FMN thirrje opozitës: Kthehuni në Parlament se Vettingu s’kalon në tendë!

21:35 | 27/02/2017
në Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
FMN thirrje opozitës: Kthehuni në Parlament se Vettingu s’kalon në tendë!

Përfaqësuesi i Fondit Monetar Ndërkombëtar për Shqipërinë, Jens Reinke, i bën thirrje opozitës të kthehet në Parlament.

Në një prononcim për “Top Channel”, Reinke thotë se zbatimi i Reformës në Drejtësi është shumë i rëndësishëm për ekonominë, prandaj edhe ai i drejton këtë mesazh opozitës.

 “Bordi i drejtorëve në Uashington theksoi se zbatimi i suksesshëm i reformës në drejtësi është shumë i rëndësishëm për ekonominë. Për këtë arsye ne u bëjmë thirrje të gjithë aktorëve politikë, përfshirë opozitën, të angazhohen në mënyrë më konstruktive dhe të bëjnë detyrën që duhet bërë në Parlament, sepse reforma në drejtësi nuk mund të kalojë kur njerezit janë në rrugë, duke u ulur në një tendë të bardhë”, shprehet Reinken.

Këto deklarata nga FMN duken të habitshme, pasi është hera e parë që kjo organizatë ndërhyn në çështjet tona politike. Megjithatë, Reinke sqaron se që ekonomia të funksionojë sa më mirë, duhet që e njëjta gjë të ndodhë edhe me gjyqësorin.

“Sundimi i ligjit është ndoshta pengesa më e madhe për rritjen ekonomike dhe konkurrueshmërinë e ekonomisë shqiptare. Pra, ka nevojë për sigurinë e pronës, zbatimin e kontratave dhe për më shumë parashikueshmëri. Të gjitha këto kërkojnë që gjyqësori të jetë më efektiv në mënyrë që investitorët dhe publiku të sigurohen se korrupsioni nuk do të luajë rol domethenës”, thotë përfaqësuesi i Fondit në Shqipëri.

Ndër të tjera, Reinke thotë se zvarritja e reformave rrit edhe faturën për Shqipërinë. (D.D/Shuplaka)

Etiketa: FMNopozitaVettingu
Pas

Agron Duka prezanton disa nga kandidatët për zgjedhjet, zgjedh Nanon në vend të Berishës

Para

“Shqiptare e ndyrë”, sulmohet vajza me shami në Shkup

Para
“Shqiptare e ndyrë”, sulmohet vajza me shami në Shkup

“Shqiptare e ndyrë”, sulmohet vajza me shami në Shkup

Discussion about this post

 



Të Fundit

Në Gjermani, 50 për qind më pak kërkesa për azil sesa vitin e kaluar

Rama: Energji pushimesh në Gjirin e Gramës

Dronë vetëvrasës ukrainas shkatërrojnë depot e karburantit në Rusi

FBI hap zyrë në Zelandën e Re, zemërohet Pekini

Zbulohet një skemë e madhe ryshfeti në Ukrainë

Rusi, vullkani shpërthen në Kamchatka pas 450 vitesh

Bora më e dendur në dekada mbulon Australinë

Drafti i Kodit të ri Penal, deri në 8 vite burg për tregtimin e ilaçeve pa leje dhe të skaduara

Makina përplas çiklistët në Izrael, një grua mbeti e vrarë dhe dy të tjerë u plagosën

Të paktën 30 të plagosur pasi treni del nga shinat në Pakistan

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.