Burime për Fax News bëjnë të ditur se janë arrestuar deri më tani tre persona. Në kuadër të këtij operacioni janë sekuestruar armë zjarri dhe fishekë.
Me s të arrestuarve ka dhe nga fisi Çapja. Burime për ‘Fax News’ raportojnë se tani operacioni ëhstë përqëndruar pranë hotelit të tyre.
Bëhet e ditur se aksioni është duke u zhvilluar momentalisht, ndërkohë që priten dhe arrestime të tjera. Sipas burimeve të policisë detajet dhe emrat do të bëhen publik në vijim.
Po ashtu dyshohet se një nga personat e ndaluar kishte minë me telekomandë, me vete. kreu i Policisë së Shtetit Altin Qato e ka konsideruar aksion rutinë.
Ky aksion i policisë vjen vetëm dy ditë pasi ministri i Brendshëm dekretuar një ditë më parë nga presidenti Ilir Meta, zhvilloi një takim me drejtuesit e Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, ku kërkoi kërkoi performancë nga ana e trupës policore dhe goditje të shpejtë të grupeve kriminale.
(B.H/FAXWEB)