Kryeministri i vendit Edi Rama është pritur më protesta ditën e sotme gjatë turit të “Llogaridhënies” në Dibër.
Takimi i parashikuar në orën 10:00 është shtyrë për shkak të protestave në bulevardin kryesor të qytetit.
Është dashur ndërhyrja e policisë, e cila ka larguar protestuesit, që ti hapë rrugë vijimit normal të aktivitetit të Ramës.
Por kryeministri këtë nuk e lexon aspak si një indinjim të qytetarëve për shkak të keqqeverisjes së tij.
Ai ka publikuar një video në ‘Facebook’, një pjesë të shkurtër nga filmi ‘Koncert në vitin 36’ ku dy artisteve që kishin shkuar për të performuar në Lushnjë, synohet tu prishet koncerti nga ‘Nuri Beu’, rolin e të cilit e luan aktori Albert Verria, duke paguar para.
Me këtë postim, Rama në mënyrë të tërthortë hedh akuza që protestuesit e Dibrës janë paguar nga PD, Për ti prishur kryeministrit “koncertin” e ‘Logaridhënies me qytetarët’.
Postimi i Ramës:
Ja kush fshihet pas protestave të fuqishme të PD sot në Peshkopi e në Klos dhe sipas radhës ku më ka çuar puna kohët e fundit…
(B.H/Faxweb)