Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu tha sot se Fondi Social ka sjellë mbështetje për shërbimet komunitare dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve në nevojë.
“Në gjashtë vite funksionim, Fondi Social ka siguruar dhe do të vijojë të mbështesë ofrimin e 84 shërbimeve komunitare në 59 bashki dhe 8 qarqe të vendit, duke ndikuar pozitivisht në jetën e mbi 44 mijë qytetarëve në nevojë. Me angazhimin e 681 profesionistëve dhe një buxhet prej 1.5 miliardë lekësh, ky fond po siguron shërbime të qëndrueshme dhe të aksesueshme për ata që kanë më shumë nevojë”, tha Koçiu në një postimin në Facebook.
Më herët, ministrja Koçiu ka vënë në dukje faktin se sipas tipologjive të shërbimit nga Fondi Social janë mundësuar 18 shërbimeve të integruara komunitare me shërbime lëvizëse për personat me aftësi të kufizuar apo shërbime në banesë për të moshuarit; 32 qendra multifunksionale të cilat preken të gjitha kategoritë në nevojë; 4 shërbime emergjence, kryesisht për gratë viktima të dhunës apo për fëmijët në situata risku; 17 shërbime të specializuara në nivel qarku dhe 2 shërbime asistencë për të moshuar në nevojë.