Sulmi me bojë që ju bë sapo doli nga shtëpia për të shkuar në Parlament që të bënte betimin javën e shkuar, duket se e ka frikësuar deputetin e dalë nga radhët e LSI, Ralf Gjonin.
Kjo pasi në seancën e dytë parlamentare ku po merr pjesë, ish-këshilltari i Presidentit Meta ka shkuar i shoqëruar me truproja që e mbronin në të dy krahët, dhe kanë mbajtur larg tij qyetarët.
Sapo ka zbritur nga makina e tij ku shoqërohej edhe nga forcat e policisë, ai është ‘fortifikuar’ edhe nga truprojat që nuk e kanë lënë asnjë moment vetëm.
Javën e kaluar Gjoni është vënë në qendër të vëmendjes mediatike, edhe për deklaratën e tij se nuk shkonte në Kuvend për rrogën e qelbur 1.7 milionëshe, pa llogaritur dietat dhe benefitet e tjera. (Lexo ketu)
Po ashtu u publikua dhe një video e tij e muajit Janar, ku iu kërkonte deputetëve të PD-së dhe të LSI-së të digjnin mandatet, dhe vetëm pak kohë më pas bëri të kundërtën e asaj që vetë kishte thënë. (Lexo edhe ketu)

Discussion about this post