Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Forumin e Gruas Socialiste Shqiptare (FGSSH) ka çertifikuar rezultatin për kryetaren e FGSSH, Olta Xhaçka, e cila është rikonfirmuar në krye të këtij forumi.
KQZ ka certifikuar rezultatin për zgjedhjet e kryertareve të FGS në bashkitë si më poshtë:
Në Tiranë – Blerina Doracaj
Në Shkodër – Julia Dekovi
Në Elbasan – Desantila Tahiraj
Në Korçë – Edlira Mitre
Në Gjirokastër – Marta Zhapa
Në Dibër – Donika Hysenaj
Në Malësinë e Madhe – Liza Deda
Në Durrës – Blerina Hasani
Në Fier – Mirela Petushi
Në Berat -Anida Dhano
Në Pogradec -Anxhela Andoni
Në Mirditë – Marie Dodaj
Në Librazhd- Lindita Roci
Zgjedhjet në Forumin e Gruas Socialkiste u mbajtën sipas parimit “një anëtar, një votë”, ku 30 mijë anëtaret në të gjithë Shqipërinë patën mundësinë që me votën e tyre të zgjidhnin drejtueset e reja në të gjitha nivelet. (A.R/SHUPLAKA)