Tek Argjentina kanë nisur hamendësimet se kush do të jetë trajner i ekipit kombëtar pasi shkarkimi i trajnerit aktual Jorge Sampaoli pas shfaqjes katastrofike në Kupën e Botës duket çëhstje kohësh.
Mes atyre që kanë hedhur kandidaturën duke u vetëofruar është edhe ish-sulmuesi i Argjentinës Mario Alberto Kempes .
“Nuk është e lehtë të drejtosh ekipin kombëtar sepse ke një vend të tërë prapa. Por unë do të isha i gatshëm të merrja përgjegjësinë për ekipin kombëtar të Argjentinës,” tha Kempes, i cili aktualisht është analist dhe komentator i futbollit në ESPN.
Megjithatë sipas mediave argjentinase gjasat që drejtimin e kombëtares ta marrë Kempes janë të vogla pasi në garë janë Marcelo Gallardo i River Plate, Diego Simeone i Atletico Madrid, Ricardo Gareca, Mauricio Pochettino i Tottenham dhe Pep Guardiola i Manchester City.
Në Shqipëri Kempes është i njohur jo vetëm si futbollisti që u shpall kampion bote në 1978 me Argjentinën por edhe si trajner i Lushnjës.
Ai kishte drejtuar ekipin e Lushnjës për një periudhë të shkurtër në 1997.
(B.H/Faxweb)