Fotografi Gent Onuzi ka postuar së fundmi në Instagramin e tij nje foto mjaft interesante.
Ajo që vihet re në postimin e këtij të fundit është shkrimi mbi bluzën e një zotërie pranë tij. Në bluzën e zoterise i cili dyshohet se është banor i nje fshati në Tiranë shkruhet “I Fuck on The First Date!”.
Se ç’do të thotë, ju e dini mirë, por a e di ky zotëri dhe bashkëshortja e tij kuptimin e këtyre fjalëve? Me siguri që jo, pasi po ta dinte, gruaja e tij s’do t’ia linte kurrë ta vishte në fshat.
E veç të tjerash, Genti pranon me humor se miku i tij është më i mirë se vetë ai.